Një turist Amerikan është vrarë gjatë një sulmi luanësh në një park në Afrikën e Jugut. Lajmi është bërë publik nga një zyrtar i parkut.

Luenërit u futën në makinën e turistit përmes dritares së hapur dhe nisën ta kafshonin atë egërsisht.
 
Mjekët që u thirrën në vendngjarje u përpoqën ti mjekonin plagët por ishte e pamundur që ai të mbijetonte.

Rregullat e parkut e ndalojnë që turistët ti japin makinës pranë zonave të njohura si shesh pushime të luenërve me dritare të hapura.

Parku popullor i luenërve është 30 km në veri të Johannesburgut.
 
Ky mësohet të jetë incidenti i tretë i këtij lloji në të njëjtin park, brënda katër muajve të fundit.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)