Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj publikoi raportin e firmës ligjore amerikane “Nixon Peabody” e cila ka shqyrtuar dosjen e tij të paraqitur nga Prokuroria në Kuvend për heqjen e imunitetit parlamentar.
Kompania ligjore amerikane e cila ka në staf 700 avokatë, pasi ka kontrolluar dosjen, i cilëson akuzat ndaj Ahmetajt të motivuara politikisht.
“SPAK nuk ka identifikuar aktin zyrtar të Ahmetajt në shmangie të detyrave të tij zyrtare ose dhe as përfitimet që pretendohet se ka marrë në këmbim të aktit zyrtar”, thuhet në raport.
Sipas tij, si Ministër i Ekonomisë, Ahmetaj nuk ka pasur rol dhe nuk kishte asnjë përgjegjësi për Proceset e Kontratës së Inceneratorëve Elbasan dhe Fier. Avokatët amerikanë pretendojnë se akuza për korrupsion nuk qëndron pasi nuk ka dëshmi se Ahmetaj ka marrë përfitim të paligjshëm dhe se transaksionet ekonomike të përmendura në dosjen e SPAK janë të ligjshme.
Ndërsa Ahmetaj në statusin e tij në facebook, duke e cilësuar urdhrin për heqjen e imunitetit të tij dhe arrestimin si një ‘persekutim politik, shprehet se raportin ia ka dërguar ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, kryeparlamentares Lindita Nikolli dhe disa prej ambasadave të huaja.
"Të nderuar Qytetarë, Në vazhdën e persekutimit politik për më shumë se një vit e gjysëm, të vazhduar e orientuar në media (të financuara nga inceneratorët) dhe në institucionet e akuzës, u detyrova të kërkoja një Opinion të dytë të pavarur (Indipendent Second Opinion) nga një firmë ligjore ndërkombëtare me qendër në SHBA.
Firma ligjore “Nixon Peabody” mori në shqyrtim të gjithë raportin e SPAK paraqitur në kërkesën që ky i fundit dorëzoi në Kuvend për heqjen e imunitetit parlamentar. Firma ligjore “Nixon Peabody” pas disa muajsh punë me bashkëpunëtorë me eksperiencë të fushës (ish-prokurorë federalë, apo ish-investigatorë të institucioneve ligjzbatuese amerikane) kanë prodhuar një raport të gjatë prej 420 faqesh duke u bazuar në standardet ndërkombëtare, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Në raport ka dhe një përmbledhje prej 38 faqesh, ku bie në sy një nga konkluzionet e “political motivation or others…”, pra sulme te orientuara politikisht, për akuzat e ngritura ndaj meje, përmbledhje e cila mund të lexohet lehtësisht nga kushdo i interesuar.
Këtë raport ia kam dërguar Ministrit të Drejtësisë, Kryetares së Kuvendit, Kryeinspektorit Metani, si dhe disa përfaqësive të huaja të shteteve dhe institucioneve që kanë kontribuar në reformën në drejtësi. Më poshtë kam atashuar linkun e materialit të plotë, i cili është lehtësisht i aksesueshëm. Tashmë nuk kam më as habi, e as çuditem nga goditjet e orientuara, të kaluara, të tashme e të ardhme. Nuk kam çudi as nga standardet e aplikuara. Në të ardhmen e afërt do të komunikoj në detaje për akuza / supozime e përtej…"- shkruan Ahmetaj në postimin e tij.
Ahmetaj ndodhet në arrati pasi largua nga Shqipëria para se të firmosej urdhër-arresti dhe ende nuk behet me dije vendodhja e tij. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Prokuroria e posaçme po tenton të zbulojë vend-ndodhjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj përmes postimeve të bëra prej tij në rrjetet sociale pas arratisjes.
Në një dosje voluminoze të SPAK, për çështjen e incineratorëve, Ahmetaj akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët kundrejt përfitimeve monetare.
Po si nuk ke turp o Tiger po ti e mban veten dhe per trim.E mban mend si e kercenoje Mirel Mertirin tek hotel Principe a Milano se nuk ishte burre se do ta shkaterroje se nuk te kishte dhene te gjitha milionat qe duhet te jepte.Ishte dhe frate me ty deshmitar qe tani kaloni ditet bashke ne Lugano.Pse nuk i more mendim avokatit te ftates te ka ndihmuar shume ne Lugano o tiger. Tregoje te verteten qe kishe dy vjet qe po e planifikoje ikjen tende dhe Lugano te pelqen shume po e verteta mos u merzit do dali spaku ka shume te verteta ne dore per ty dhe fraten tend tiger.Do hecesh ne jete vella.
PërgjigjuPo ky sikur ishte ne GB! Perse duhet te pyeste firmat ligjore amerikane,kur nje opinion mund t'ja jepte cdo jurist anglez?! Se dyti,zyrat ligjore per nje /fee/,t'a japin me firme e vule qe/gomari fluturon/po t'jua kerkosh e sidomos kur eshte vetem opinion,per nje vend te huaj e shtetas te huaj qe nuk kerkon gjyq e ceshtje penale e civile ku u duhet te perzihen dhe vete.Se treti,kur i drejtohesh nje firme juridike,ajo duhet te jete e specializuar si doktoret per x,apo y-ceshtje,sic jane ca te specializuar per aksidente e ca te tjere per taksa dhe se katerti,firma qe merr persiper nje opinion te tille,duhet te jete njohese e thelle,me themel e te gjithe ligjeve shqiptare,qe nga Kushtetuta e deri tek ligji me i thjeshte e me i pa rendesishem shqiptar dhe duhet qe te jete e sprovuar ne salle gjyqi ne Shqiperi qe e ka provuar dhe e njeh ne praktike,jo vetem ne teori sistemin shqiptar te drejtesise.Per mendimin tim,veprimi i Ahmetaj eshte thjesht bravado per te genjyer,frikesuar e intimiduar ata qe mund te mashtrohen e intimidohen nga emra firmash te tilla,nga vende te tilla.Opinione te tilla ngjajne me shume me letra reference,sesa dicka qe ja vlen te perdoren ne gjyq.
PërgjigjuSa mund te jete pagesa per kete Studio Ligjore,qe ka “prodhuar” 420fq raport ? Si eshte paguar dhe prej ku ? Tironci
PërgjigjuNdoshta e ka të drejtën ky Ahmetaj ndoshta ështe nuk ka qenë i korruptë por i malverzimeve ka gjasa por ikja nga akuza e rritë dyshimin
PërgjigjuDrejtesia Shqiptare per te provuar se korupsioni pushtetareve e politikaneve eshte prezent,mjafton te verifikoj pasurit e tyre,si i kane bere.Gjyqtare e prokurore u larguan nga sistemi drejtesise vetem per mosjustifikim te pasurise.Edhe ata u larguan por pasurit e vena me korupsion i gezojne.
Përgjigjunuk ka firme amerikane qe te japi mendimin ligjor sepse duhet te dije si funksionon ambjenti shqiptar ...me miq e shoke sic thua ti....mik i klodian zotos qe perfitoi padrejtesisht dhe plehrat nuk ju pastruan shqiptareve por i vodhi dhe i ndau me ty. Apo e informove firmen se nuk ke nenshkruar ligjerisht asnje dokument ....dhe kjo te ben te pafajshem hahah kush i ka bere kaq te zgjuar keta aman
PërgjigjuKy duhet te vije ne Shqiperi dhe dhe ti sqaroje ato qe pretendon dhe se si i beri gjithe ato pasuri!! Nje dite ky zanatçiu do te japi llogari, uroj qe tia rendojne denimin per faktin qe ja mbathi si maçok hajdut,dhe nuk duhet ta harroje, eshte ne kerkim krimineli!!
Normal Ka plotesisht te drejte qe eshte politike sepse te gjithe politikanet jane mafioze dhe hajdute
Përgjigju