Ahmetaj zbulon të dhënat e buxhetit 2019: Rritje pagash për 65 mijë të punësuar, ulim taksat

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka zbuluar në një konferencë për shtyp shifrat e buxhetit të shtetit për vitin 2019, i miratuar sot në Kuvend. Fokusi i buxhetit tha Ahmetaj është rritja e pagave për 65 mijë të punësuar në arsim, shëndetësi, diplomaci, drejtësi, polici dhe ushtri. Rritja ekonomike për vitin e ardhshëm, sipas Ahmetajt do arrijë deri në 4%. Gjithashtu, një tjetër lajm i mirë është ajo për rritjen e pagës minimale e cila do shkojë në 26 mijë lekë të reja në muaj.

Lajmi i mirë është rritja e pagave ku përfitojnë rreth 65 mijë të punësuar. Tek shëndetësia kemi rritje të pagave me 10%, ku përfitojnë 460 mjekë dhe mbi 13 mijë infermierë. Tek Arsimi, ku rritja e pagës per arsimtarët do shkojë deri në 40%. Tek Mbrojta kemi një rritje të konsiderueshme që shkon në 20% dhe prek mbi 6 mijë ushtarakë. Gjithashtu edhe tek policia që përfitojnë nga rritja e pagave me 7%. Për herë të për përfitojnë  edhe diplomatët, pasi rritja e pagës shkon mbi 20%. Lajm i mirë është edhe rritja e pagës minimale në 26 mijë lekë. Buxheti 2019 është buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë me 519 miliardë lekë, afërsisht rreth 500 milionë dollarë, i cili i paraprin rritjes ekonomike të 2019, e planifikuar në nivelin 4.2 -4.3 %, pra një rritje ekonomike 4-fish nga gropa e varfërisë, viti 2013, siç e kemi quajtur. Ky është buxheti i rritjes ekonomike dhe buxheti i uljes së borxhit publik. Vitin tjetër borxhi publik ulet me 3.6 % të PBB dhe shkon në nivelin 65,5 %. Vajtën disa vite radhazi që ulim borxhin publik

Arben Ahmetaj, ministër i Financave

Ndërkohë, lajm i mirë i Ahmetajt ishte edhe për shpërblimin e fundvitit. Pas pak ditësh, tha ministri i Financave qeveria do nisë shpërndarjen e bonusit të festave prej 540 mijë lekësh për çdo pensionist.

Taksat
Ahmetaj tha se qeveria nxit zhvillimin e biznesit. Sipas tij, në vend janë hapur 10 691 biznese të reja falë sistemit të taksave. Vitin e ardhshëm, tha Ahmetaj taksat do pësojnë ulje të mëtejshme. Ajo për të ardhurat dhe dividentin, tha Ahmetaj, do ulet nga 15% në 8%. "Numri i bizneseve të reja në Republikën e Shqipërisë është 10691 dhe jemi duke folur për rritjen neto. Pra çregjistrime janë 6 mijë dhe kompani të reja mbi 17 mijë. Neto mbi 10 mijë biznese të reja që qëndrojnë në themel të rritjes ekonomike. Ulim taksën nga 15% në 8%, përfitojnë 11 mijë biznese që taksoheshin me normë 15%. 91% e sipërmarrjeve në vend sot taksohen 0 ose 5%, që nuk ka precedentë krahasimisht në rajon. Në të njëjtën kohë vazhduam me ato që theksova më parë për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, është një masë e rëndësishme për sektorin, bëmë përjashtimin nga TVSH në investimet për energjinë diellore për rritjen e kapaciteve në këtë sektor. Njëkohësisht, në 1 janar fillon edhe ulja e dividentit nga 15% në 8%, përfitojnë 15 mijë kompani, ose individë, investitorë të kapitalit. Kufiri për pagat e tatueshme do jenë nga 30 mijë lekë. Filozofia e kësaj qeverie është, kush fiton më shumë paguan më shumë, kush fiton më pak, paguan më pak. Dua të sjell në vëmendjen tuaj disa nga elementet e paketës fiskale. Hoqëm taksimin e sëmundjes. Opozita e sotme taksonte sëmundjen. Hoqëm TVSH-në e barnave. Efekti që atë vit i taksës progresive shkoi brenda vitit rreth 7 mld. Vazhduam me uljen e rentës minerare, me uljen e tarifave doganore, me TVSH-në për sigurimet e detyrueshme dhe me autofaturimin e fermerëve. Vazhduam me zerimin e taksës së biznesit të vogël. Nga 0 deri në 5 mln paguajnë zero tatim fitimi që nga viti 2016. Sipërmarrjet nga 5 deri në 8 mln paguajnë 5%. Gjithashtu, nga 1 janari përjashtohen nga TVSH dhe imputet bujqësore", tha Ahmetaj e cili e konsideroi sërish taksën e sheshtë si shkatërruese. 

Varfëria
Sfidë tha Ahmetaj mbetet edhe lufta kundër varfërisë. Sipas tij, prej vitit 2015 varfëria sa vjen dhe ulet, ndërsa shtoi se 2012-a shënoi vitin me rritjen më të madhe të të varfërve në vend. Ministri tha se ndihma ekonomike për familjet në nevojë do rritet në 80 mijë lekë të vjetra në muaj. "Viti 2012 është konsideruar si viti ku rritja galopante e varfërisë në Shqipëri arriti kulmin. Nga 2015 kemi vetëm ulje të varfërisë, i reforhem raportit të BB. Në të njëjtën kohë, buxheti ashtu si të paktën 4 buxhetet e fundit, janë të fokusuar te mbështetja sociale. Paketa sociale shkon 272 miliard lekë, diçka më shumë se 50% shkon për paketën sociale. S'dughet të harrojmë një element të rëndësishënm, futja në trajtim shëndetësor universal, përfitimit të rimbursimit të ilacceve të 600 mijë të pasiguruarve. Futëm në trajtim rimbursimi të gjtihë shqiptarët të siguruar dhe të pasiguruar. Do vijojmë të rrisim mbështetjen e përfitimit, për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike. Rritja e mbështetjes shkon maksimale në 80 mijë lekë të vjetra. Patjetër që është e pamjaftueshme, skema e ndihmës është kalimtare. Mos harroni se dikur në 2012 në vitin e gropës më të thellë të varfërisë kjo shkonte në 60 mijë lekë të vjetra", tha Ahmetaj. 

Bonusi i lindjeve
Ministri i Financave iu referua edhe bonusit të lindjeve i cili do zbatohet nga 1 janari i 2019. "Lajmi tjetër i mirë është për familjet dhe për ata vogëlushë që lindin. Çdo i porsalindur do marrë si fëmijë i parë një bonus prej 400 mijë lekë të vjetra dhe fëmija i dytë 800 mijë lekë. I porsalinduri i tretë do marrë 1 milion e 200 mijë lek të vjetra. Ky është lajmi tjetër i mirë".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 04/12/2018 16:12

    Zoti Ahmetaj , lufta e qeveruse per te rritur mireqenien , duhet fokusyar tek punesimi , ku analiza e burimeve oer cdo qark do hapte variante pune , ulja e pabarazise duke ulur evazuonin fuskal dhe e fundit nikoqirlkeku i shoenzimeve . Ulja e birxhit publik eshte thembra e akilit , dhe mundesua qendron tek rritja ekonomike dhe ulja e vleres se euros dhe dollarit .

    Përgjigju
  • ana: 03/12/2018 20:45

    ca taksash ulni ju na keni futun te gjitheve me tvsh ka ardh fatura sa nuk po i fitojme per 1 muaj.ulni taksat ju pallavra me bisht .

    Përgjigju
  • Albani: 03/12/2018 20:34

    Varferija nder ne eshte e madhe pershkak se ju z minister nuk keni ndonje vizion si te mekambet varferija. Ndegjove per Torovicen e dhjetra vendbanime shqiptare zbrazen dita me dite iken per mos u kethye kurre!Turp per ju!

    Përgjigju
  • Emin Subashi: 03/12/2018 20:21

    Shum mire qe beni, per rritje pagesh ne sektor te rendesishem shteteror sic e permendeni zt Minister,padyshim qe kjo tregon nje senc socjal pozitiv te qeverise socjaliste,por dot ishte me socjale dhe me humane, veshtrimi i juj, si Minister i Financeve dhe pa dyshim i qeverise dhe i Kryeministrit Rama ti kthenit syte nga pensjonistet dhe shtresat ne nevoje,k jo duke i genjyer ata me nje rritje pensjoni 3%, ndersa votat i kerkoni mbi 60% Te paret jane pensjonistet qe paraqiten para kutive te votimit,ndersa kujdesi ndaj tyre esht shun pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë