/ATSH/.- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur sot në takim ministrin e Diasporës, Valon Muratin, me të cilin diskutoi për mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në gatishmërinë që do të kenë institucionet qendrore dhe ato lokale për pritjen e diasporës.
"Diskutuam edhe për aktivitetet kulturore që do t'i organizojmë së bashku gjatë muajit të diasporës, në muajin korrik. Një prej çështjeve më të rëndësishme është edhe rritja e investimeve të diasporës", tha Ahmeti pas takimit.
Ndërkaq, ministri Murati tha se qëllimi i takimit ka qenë rritja e mobilizimit të MeD dhe komunave në përgjithësi gjatë periudhës kur diaspora do të vijë në Kosovë.
"Me kryetarin Ahmeti u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera të regjistrimit civil, të regjistrimit të diasporës që do të vazhdojë prapë gjatë muajve të verës, por sidomos për aktivitetet e përbashkëta kulturore gjatë muajit të diasporës, që do të fillojë nga data 2 korrik dhe do të zgjasë deri më datë 2 gusht", ka thënë Murati.
Sipas tij, sa i përket fushës së investimeve nga diaspora, komunat në përgjithësi janë një aktor i rëndësishëm dhe me një punë të përbashkët, edhe të nivelit qendror edhe në atë lokal, do të duhej të krijohej një hapësirë dhe një ambient sa më i mirë për investime, njoftoi komuna.

LAJMET MË TË VLERËSUARA