“Ai do më shumë alkoolin sesa mua”, moderatorja e njohur rrëfen peripecitë e jetës: Nuk e ndjeva kurrë dashurinë e babait

“Ai do më shumë alkoolin sesa mua”, moderatorja e njohur rrëfen peripecitë e jetës: Nuk e ndjeva kurrë dashurinë e babait

Prezantuesja Michelle Hunziker dhe familja e saj

Michelle Hunziker ka rrëfyer edhe njëherë jetën dhe vëhstirësitë e saj me një baba të alkoolizuar. Prezantuesja e njohur në Itali është shprehur në një intervistë për “Tv 2000”, se nuk e ka njohur kurrë dashurinë e të atit dhe se kur ishte më e vogël mendonte se ai donte më shumë alkolin se sa atë.

Mendoja se babai im donte më shumë alkoolin më shumë se mua. Kur je fëmijë nuk ke mundësi t’i kuptosh prindërit. Një ditë kuptova, që edhe pse nuk e ndjeva kurrë dashurinë e babait, sepse ai më qëndronte ftohtë, pinte, thyente gjithçka që i dilte para, kur prindërit u ndanë, prisja që ai të më merrte, të më telefononte, por për shkak të alkoolit më harroi. Unë prisja me çantën në shpinë për orë e orë të tëra që ai të vinte të më merrte nga shkolla, se mbase kthehej një ditë dhe e mbroja para të gjithëve.

Një ditë nëna më tha: ‘Babai yt nuk do t’ia dalë kurrë, ai është i alkoolizuar’. Unë nuk doja ta pranoja dhe u zemërova me babain, sepse mendova: Ai do më shumë alkoolin sesa mua. Nëna ime kishte punuar shumë vite edhe për të, se ai ishte një nga ata të alkoolizuar që nuk e pranojnë kurrë se janë të tillë dhe kjo është edhe më e keqe. Ishte një burrë i mrekullueshëm, me një shpirt e zemër të madhe, por që ndryshoi shumë kur filloi të pinte. U bë agresiv,”- rrëfen Michelle.

Përsa i përket jetës së saj personale, Hunziker është martuar me Tomaso Trussardin. Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy vajza.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës