Ajazi: Zoti Basha, ti nuk e djeg dot Shqipërinë

Ajazi: Zoti Basha, ti nuk e djeg dot Shqipërinë

Lulzim Basha

Ngjarjet e ditëve të fundit, na kujtuan edhe njëherë kohën dhe periudhën e zezë të 1997-1998, kohën e vetshkatërrimit të shtetit nga një parti e pazonja për të qeverisur vendin, nga një parti e pazonja për të mbajtur dhe ndërtuar shtetin ligjor, nga një parti që instaloi vetëm kaosin institucional e ligjor. Ngjarjet e ditëve të fundit, me skena dhune të llahtarshme ndaj institucioneve dhe uniformave të shtetit në disa bashki të drejtuara nga komisarët e PD, ndërgjegjësuan përfundimisht shumicën e shqiptarëve se, kjo parti e drejtuar nga Lulzim Basha dhe shpura e tij, ka vendosur ta djegë Shqipërinë, ka vendosur të pengojë me luftë procesin zgjedhor, të rrezikojë lirinë dhe demokracinë, të frikësojë popullin.

Por kjo nuk ka për të ndodhur kurrë më, edhe sikur PD ta marrë në dorë (de jure) Doktori. Zoti Basha, nuk do të mundësh dot të pengosh as zgjedhjet e lira, dhe as të djegësh Shqipërinë, pavarsisht se ish-deputetët e tu, të kthyer në kaobojsa po bëjnë thirrje antiligjore nga ekranet dhe sheshet e bashkive, të “ngrihemi dhe ti përmbysim” në Shkodër, Burrel e Kamëz. Përgjimet e publikuara në “Bild” dhe të retushuara shumë keq nga montazhierët e SHQUP-it, nuk janë asgjë para asaj që PD ka bërë në 29 vjet me Shqipërinë dhe shqiptarët sa ishte në pushtet, dhe pas tij. Të kthyera në një kauzë qesharake, përgjimet e servirura nga prokurorët e Plepave, nuk janë asgjë para ngjarjeve të tmerrshme dhe me kosto fatale për shtetin dhe xhepat e shqiptarëve, që kanë ndodhur në Shqipëri, kur këtë vend e qeveriste pikërisht PD.

Firmat piramidale, zhvatja e milionave nga xhepat e shqiptarëve, shkatërrimi i shtetit nga themelet në 1997, tentativa për grusht shtetit në shtator 1998, abuzimi me fondet dhe pasuritë e shqiptarëve, shkatërrimi i administratës, Gërdeci, trafiqet, korrupsioni dhe kontrabanda legale sa ishte në pushtet, janë fakte, akuza dhe denoncime të pamohueshme ndaj një partie që sa ka qeverisur, vetëm ka shkatërruar dhe jo ndërtuar. Ndaj një partie e cila u ngrit si demokratike, dhe rrugës u kthye në çiflik krahinor, i një grupi njerëzish që edhe sot e kësaj dite nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e demokracinë, por thjesht i binden Pashait. Skenat e ndodhura ditët e fundit në disa bashki të vendit, treguan se Lulzim Basha është i vendosur në misionin e tij, për të fshehur dështimit dhe kapitullimin e PD.

Ai po bën përpjekjet e fundit antiligjore, duke mbajtur të karikuara grupimet e “sulmit” për të ndalur me zjarrin e molotovëve procesin zgjedhor dhe fushatën elektorale të kundërshtarit politik. Ti nuk e djeg dot Shqipërinë Lulzim, sepse nuk ke me vehte shumicën e shqiptarëve, sepse nuk ke besimin dhe adhurimin e tyre, sepse nuk ke përkrahjen e anëtarësisë tënde, sepse nuk ke mbështetjen e ndërkombëtarëve, sepse nuk ke transparencën as brënda partisë tënde, sepse nuk ke qenë, dhe nuk je kurrë me shqiptarët, por kërkon vetëm pushtet për vehten, sepse nuk je i sinqertë me demokratët dhe i ke zhgënjyer me dhjetra herë ata. 

Ti nuk e djeg dot Shqipërinë zoti Basha, edhe pse u mundove të bllokosh reformën në drejtësi, edhe pse arrite të hedhësh molotovë në KZAZ-të e disa bashkive ku qeverisin komisarët e tu, të krimbur në para, edhe pse ke sot përkrah kreun e shtetit , të cilin deri dje e kishte shpallur “dinosaur i korrupsionit”. Ti nuk e djeg dot Shqipërinë zoti Basha, edhe pse ke “aleat” Fatmirin e Gërdecit që duhej të ishte ndjekje penale, edhe pse deri sot bëjnë sikur të binden ata që kishe kryetarë bashkish, dhe që pas 30 qershorit do të kenë punë me organet e drejtësisë, pasi shqiptarët nuk janë më aq të pagdhendur në 2019, sa të shkojnë “mish për top” për kolltukun e pushtetit tënd.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tir: 21/06/2019 03:05

    Fjale me vend z.Artur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja