Aksident i frikshëm në Lezhë, Report Tv siguron pamjet kur makina 'fluturon' jashtë rrugës

LEZHË-Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e  sotme në aksin Lezhë-Shëngjin, ku një makinë është përplasur me rimorkion e një automjeti tjetër që vinte përballë dhe më pas ka përfunduar në një kanal buzë rrugës.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet në momentin e aksidentit. Ora shënonte 19:52 ku një makinë malli ka kapur pjesën e pasme të një varke me pedale që tërhiqej nga një makinë tjetër. Si duket shkak për këtë aksidenti është bërë mungesa e vëmendjes së shoferit.

Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur edhe disa aksidente të tjera. Konkretisht një aksident me pasojë vdekjen ndodhi në Shijak ku viktimë mbeti një drejtues motori. Ndërsa në Librazhd u përplasën 4 futbollistë të këtij qyteti. Po ashtu në Elbasan një tjetër aksident la pas dy të plagosur nga Maqedonia. Ndërsa në Bilisht  dy makina u përplasën me njëra tjetrën por fatmirësisht pa  të lënduar. Po ashtu mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur edhe në Tiranë ku një automjet tip 'smart' ka përplasur një këmbësore.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mimimimi: 02/09/2019 22:11

    N.p.t.s

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale