POGRADEC- Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", pranë fshatit Memëlisht.
Mësohet se një mjet tip Benz është përplasur me automjetin tip "Citroen" dhe për pasojë ka humbur jetën një 80-vjeçar. Ai ishte pasagjer në mjetin tip ‘Citroen’ dhe nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja.
Report Tv sjell edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohet edhe se një prej makinave ka përfunduar e kthyer përmbys në rrugë.
“Më datë 29.04.2024, rreth orës 04:50, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", pranë fshatit Memëlisht, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Citroen" me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Citroen" 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë”, njofton policia.
Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip "Benz".
Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?
-
Po
11.3%
-
Jo
85.1%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3198
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turistët ‘mbushin’ Shqipërinë, por harrojnë Prespën, s’ka kapacitete pritëse! Operatorët: Infrastrukturë e dobët
20 Maj, 08:39
-
Maliq, po pastronte armën e gjahut, vritet aksidentalisht 45-vjeçari në fshatin Zëmblak
19 Maj, 20:27
-
VIDEO/ Lë Skënderbeun si kampione, volejbollistja Gjata: Pas 11 vitesh stërvitje koha për një aventurë jashtë vendit
19 Maj, 15:43
-
Pogradec/ Agjenti i infiltruar zbuloi bazën ku IT i gjykatës së Korçës falsifikonte dokumentet! '2400 euro pasaportë, patentë e kartë ID italiane! Zbardhet dosja
18 Maj, 12:10
-
Ekskluzive/ Video modeli i kartës së identitetit që falsifikonte shefi i IT së Gjykatës së Korçës
18 Maj, 10:54
-
Arrestohet IT i gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false në BE e Angli!
18 Maj, 10:32
-
'Kambana' gjermane, Skënderbeu 'mbush arkat' nga portieri Marco Alia
17 Maj, 20:35
-
Greqia merr punëtorët sezonal, fermerëve të Korçës u mbeten qershitë në pemë! Agjencia e Punësimit s'jep të dhëna për mungesën e punëtoreve
17 Maj, 17:07
-
Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë (VIDEO)
17 Maj, 12:03
-
Për herë të parë në Korçë 13 ikona me imazhin e Johan Pagëzorit, roli i veçantë në krishtërim
16 Maj, 17:30
-
Dorëheqja e Arben Lenës pas hetimit të SPAK, Nevzat Tarelli emërohet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë në Korçë
16 Maj, 08:55
-
Zjarret në sezonin e verës/ Kreu i Emergjencave Civile Çako mbledh strukturat e Qarkut Korçë
15 Maj, 20:13