Aksident në Fushë-Prezë, përplasen 3 makina, plagosen 6 persona (VIDEO)

Një aksident u regjistrua pasditen e kësaj të premte në Fushë-Prezë. Në këtë aksident u përfshinë 3 automjete ku si pasojë mbetën të plagosur 6 persona.

Dy prej automjeteve të përfshira në aksident janë përmbysur. Të gjithë janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 30.10.2020, rreth orës 18:20, në Fushë-Prezë, pa shkuar tek Ura e Gjolës, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 shtetas me inicale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve" - njofton policia.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Makina e përmbysur në Fushë Prezë

Makina e përmbysur në Fushë Prezë

 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vargje kundër regjimit, Irani dënon me vdekje reperin

Vargje kundër regjimit, Irani dënon me vdekje reperin