Aksident tragjik në Tapizë/ Humbin jetën dy persona, plagosen dy të tjerë (VD)

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë dy të vdekur dhe dy të plagosur, ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Tapizë-Kamëz rreth orës 23:00. Një automjet në të cilin po udhëtonin katër persona, humbi kontrollin duke dalë nga rruga, lëvizje e cila ka rezultuar fatale për dy prej tyre.

Makina tip Audi u përplas me një tabelë reklamash, ndërsa viktimat janë drejtuesi i mjetit me iniciale E.H, 34 vjeç dhe një pasagjere 28-vjeçare me iniciale Rr.Gj.

Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes pas njoftimit nga kalimtarët e rastit, ndërsa dy pasagjeret e tjera u dërguan për në spital për të marrë ndihmën mjekësore, nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, por paraprakisht dyshohet se lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit kanë shkaktuar ngjarjen e rëndë.

Pamje nga aksidenti

Komente

  • Fredi: 28/04/2019 17:36

    Unë nuk udhetoj kurrë na Vlora ne Tirane me makine te vogel edhe kur me thone: hajde se jemi tre veta e ti ndajme leket me katersh. Me makine te vogel vritesh kollaj. Gjynah pasagjerja!

  • Avrei: 28/04/2019 17:20

    Alkoli ben Punen e Vet, u prefshin ne Paqe

  • Alo: 28/04/2019 14:06

    Ore, gaboj unë apo ka ndriçim aty...?!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm