Një aksion i gjerë pastrimi është zhvilluar në bregdetin e Velipojës, me angazhimin e institucioneve vendore dhe strukturave përgjegjëse për mjedisin.
Gjatë këtij aksioni, Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe qytetarëve për ruajtjen e hapësirave natyrore, ndërsa drejtori i ADZM Shkodër, Agim Dardha, nënvizoi nevojën për ndërgjegjësim të vazhdueshëm dhe kujdes të përditshëm ndaj mjedisit.
"Në kuadrin e fushatës kombëtare të pastrimit të zonave bregdetare, në të gjithë Shqipërinë janë organizuar fushata vullnetare të pastrimit. Ne sot nën koordinimin e Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim mes Prefekturës së Shkodrës, Drejtorisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Bashkia Shkodër, na janë bashkuar në mënyrë vullnetare dhe sot po pastrojmë grykëderdhjen e Bunës” tha Duda.
“Aksioni për të gjitha plazhet e pastra të Shqipërisë është ndërgjegjësues. Natyra çfarë i japim na jep. Falenderoj institucionet që na u bashkuan që të japim mesazhin për mbrojtjen e natyrës” tha Agim Dardha, Drejtor ADZM Shkodër
Autoritetet bëjnë thirrje që çdo qytetar dhe vizitor të kontribuojë në mbajtjen pastër të bregdetit dhe zonave të mbrojtura, duke theksuar se mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët dhe një investim për të ardhmen.
Lajmi kryesor:
Sezoni turistik në prag, nis aksioni për pastrimin e vijës bregdetare (VIDEO)











