Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.“IL TROVATORE”, OPERA E GIUSEPPE VERDIT, PREMIERË NË TKOB

“Il Trovatore”, kryevepra botërore e Giuseppe Verdit, rikthehet në skenën shqiptare me një produksion të ri që mban firmën e regjisorit Roberto Catalani, realizuar nga Teatro “Amilcare Ponchielli” i Cremonës në Itali. Shfaqja vjet për publikun nga sonte në orën 19.00 e deri  më 13 dhjetor, duke rikthyer në skenën shqiptare, pas 24 vitesh mungesë, tenorin e mirënjohur me karrierë ndërkombëtare, Josif Gjipali.

2. EKSPOZITA PËR DURRRËSIN NË PULLA DHE MUZEU JASHTË MUZEUT

Ekspozita “Copëza Durrësi në pullat shqiptare” dhe “Muzeu jashtë Muzeut” janë dy ekspozitat që do të hapen në mjediset e Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës nesër, më 12 dhjetor, në orën 10:00.

3. KOMEDIA “FOLEJA E NDRIKULLAVE” NË TEATRIN “BYLIS” NË FIER

“Foleja e Ndrikullave” është komedia nga Valentina Dafa me regji nga Miola Sitaj, që do të shfaqet në teatrin “Bylis” në Fier sot dhe nesër në orën 18:00.

4. EDICIONI I PARË I FESTIVALIT TË ARTIT PUBLIK “ESCAPE”

Në Universitetin e Arteve në Tiranë po vijon të mbahet edicioni i parë i Festivalit të Artit Publik “Escape (Arratisje)”. Ai vijon edhe sonte, ndërsa nesër në orën 17:00 do të jetë ceremonia e ndarjes së çmimeve.

5. “POEZI ME RITA PETRON”, PASDITE POETIKE E BISEDË NË SHKODËR

Pasditen e nesërme në orën 17:30 në “Eko Club” në Shkodër mund të bëheni pjesë e pasdites poetike me shkrimtaren Rita Petro, ku do të bisedohet për ndarjen e lumturisë në vargje, për poezinë dhe për librin e saj më të fundit, “Poema e Mungesës”. Në këtë mbrëmje do të jetë e ftuar edhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti.

6. “KOMUNIKIM”, EKSPOZITA PERSONALE E AGRON BYTYÇIT NË FAB

 “Komunikim” është ekspozita personale e artistit Agron Bytyçi, që është çelur te Galeria “FAB” në Tiranë e që do të vijojë të jetë e hapur deri më 22 dhjetor. Ajo vjen e kuruar nga artisti Zef Paci.

7. “KUJTESË E TRUPËZUAR”, ÇELET EKSPOZITA KOLEKTIVE TE VILA 31

 “Kujtesë e trupëzuar” është ekspozita kolektive nga “Tirana Art Lab” me artistë: Nikolin Bujari, Orestia Kapidani, Erald Nezaj, Ferdinand Paci, Remijon Pronja, Nurhan Qehaja e Anila Rubiku, që do të çelet sonte orën 18:00 te Vila 31 x Art Explora.

Për herë të parë në Shqipëri, në një produksion operistik, debuton në skenën e TKOBAP-së edhe mezzosoprano shqiptare me famë ndërkombëtare Enkeleida Shkoza, në rolin dramatik të Azucenës.

Roli i Conte di Luna interpretohet nga baritoni Ankhbayar Enkhbold dhe baritoni i mirënjohur i teatrit, Armando Likaj. Në rolin e Leonorës, skenën e ndajnë sopranot e mirënjohura Eva Golemi dhe në kastin e dytë Ramona Tullumani. Rolin e Azucenës në kastin e dytë e luan mezzosopranoja e teatrit Ivana Hoxha ndërsa roli i Manricos vjen në kastin e dytë nga tenori Amadi Lagha.