Aktorët shqiptarë të 'Mëngjesit të Lutjeve', si aktorët e Lulzim Bashës

Aktorët shqiptarë të 'Mëngjesit të Lutjeve', si aktorët e Lulzim Bashës

Mero Baze

“Mëngjesi i Lutjeve” është një pasqyrë që u vihet para politikanëve nga shumë vende të botës, që duan ta shikojnë veten sikur janë në SHBA. Është një organizatë fetare, me lidhje të forta në Uashington që përdor eventin e quajtur  “Mëngjesi I Lutjeve”, për tu krijuar iluzion njerëzve që në përgjithësi kanë probleme me Uashingtonin zyrtar, që të ndjehen “të përfillur prej SHBA”. Kjo organizatë bën shpesheherë dhe plot shërbime të mëdha, për liderë apo vende në nevojë që injorohen nga Perëndimi duke ngritur zërin e tyre dhe duke u krijuar mundësi kontakti me poltikën zyrtare të SHBA.

Por në shumciën e rasteve, është histori e njerëzve që paguajnë për tu dukur në SHBA.

Aventura e Fatmir Mediut këtë fundviti që shkoi për të siguruar vizën drejt SHBA, është komike. Për shkak se ambasada e SHBA ka reduktuar vizat për politikanët shqiptarë që shkojnë si turistë në SHBA dhe jep viza vetëm për udhëtime zyrtare, shoqëruar me nota zyrtare, ai dështoi të merrte vizë si këshilltar I Kontrollit të Shtetit, si drejtues I një OJQ që ka rregjistruar vet dhe si ish deputet në parlament.

Më në fund e mori me një notë nga Ministria e Jashtme, pasi përfshiu në delegacion dhe disa zyrtarë socialist që të dukeshin grup.

E njëjta gjë me Presidentin Ilir Meta, por ky akoma nuk ka problem vize sa të jetë president, po rk aproblem axhende. Është Presidenti që ka bërë thirrje kundër Republikës së ambasadorëve, që ka sulmuar Ambasadorin Palmer si të dërguar të SHBA për Ballkanin dhe tani është dorzuar tek një organizatë fetare në “Mëngjesin e Lutjeve” për të fshirë  mallkimet që bën natën..

Ramush Haradinaj nga Kosova, është po aty, për tu fotografuar në Uashington, pasi ka humbur pushtetin në Kosovë, dhe pasi u përplas fort me SHBA për shkak të karshillkut që i bëri iniciativës amerikane për bisedimet Kosovë Serbi.

Presidentët që janë tek “Mëngjesi I Lutjeve” dalin në foto dhe me Presidentin e SHBA, të tjerët paguajnë për tavolina të rëndësishme.

Siç duket dhe nga fotot, Sekretarin Pompeu poltikanët shqiptarë nuk e kanë lënë të haj dark, pasi tek sallata është fotografuar me Metën, tek bifteku me Haradinaj e tek kafja me të tjerë.

Po të llogaritësh numurin e politikanëve shqiptarë në “Mëngjesin e Lutjeve” dhe ta krahasosh, me përbërjen e politikanëve nga vende të tjera të botës në të nëjtën dark, SHqipëria mund të duket komb më I madh se Amerika. Arsyeja është se asnjë vend në botë nuk ka aq shumë politikanë, që mendojnë se fotot në SHBA I shpëtojnë nga problemet .

Por në fakt, njerëzit, që  e dinë më mirë se kushdo tjetër se çfarë është “Mëngjesi I Lutjeve”, janë pikërisht drejtuesit e Uashingtonit, Presidenti I SHBA,  Sekretari I Shtetit dhe të tjerë. Sa më shumë shqiptarë shikojnë aty, sa më shumë u ulen në tavolina dhe I tërheqin nga xhaketa për të dal foto, aq më shumë ata kuptojnë se ky vend ka probleme dhe në vend të harxhoj energji për ndryshim, po harxhon miliona për lobim.

Është pak a shumë ajo që i ndodh Lulzim Bashës kur del në terren. Të gjithë e dinë që ai e ka problem serioz të qenurit fallco. Dhe për ta shmangur këtë , në fushatën e tij të fundit qesharake, për të “dëgjuar” njerëz, ai shkon zgjedh dhe aktorët fallco. Nuk di kë bind me këto gjëra se njerëzit e vërtet që e shikojnë, e kuptojnë që ata që ai takon e flet, nuk flasin si njerëz normal, por si aktorë të dështuar.

Shqipëria është ndoshta dhe më keq se ajo që tenton të paraqes Lulzim Basha, por shqiptarët janë shumë më normal se ai dhe aktorët e tij.

Edhe këta politikanët tanë që mendojnë se do rehabilitohen duke dal foto në “Mëngjesin e Lutjeve”, harxhojnë para kot, pasi SHBA e di hallin e atyre që takon në “Mëngjesin e Lutjeve”, siç di një prift hallin e atyre që shkon të lutet në Kishë. U shkon lutja kot.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 06/02/2020 23:19

    Ka me ta fut o Mete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen