Akuza:3 ish-oficerët e Vlorës,
pagesa financiare nga Habilajt
Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela, ish-shefi i postës kufitare në Dhërmi Sokol Bode dhe ish-shefi i krimeve të Rënda pranë policisë së Vlorës Gjergji Kohila, kërkohet të arrestohen nga prokuroria, pasi dyshohen se kanë trafikuar drogë, duke favorizuar grupin e drejtuar nga Moisi Habilaj.
Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela, ish-shefi i postës kufitare në Dhërmi Sokol Bode dhe ish-shefi i krimeve të Rënda pranë policisë së Vlorës Gjergji Kohila, kërkohet të arrestohen nga prokuroria, pasi dyshohen se kanë trafikuar drogë, duke favorizuar grupin e drejtuar nga
Moisi Habilaj. Urdhëri i arrestimit për ish-funksionarët e lartë të policisë, është lëshuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, që prej datës 21 nëntor 2017, ndërkohë prej 48 orësh, burimet pranë prokurorisë thonë se ende nuk janë ekzekutuar nga strukturat e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.
Dyshimet e para tregojnë se për këtë pjesë ka pasur dekonspirim, duke i dhënë mundësi tre personave të largohen, për të mos u arrestuar ende. Nga informacionet që administron Prokuroria e Krimeve të Rënda thuhet se ish-funksionari Gjergji Kohila është larguar nga Greqi ndërkohë nuk ka asnjë të dhënë lidhur me vendodhjen e dy ish-funksionarëve të tjerë si Jaeld Çela dhe Sokol Bode. Në materialin e prokurorisë, e cila ia ka dërguar gjykatës thuhet se tre zyrtarët e policisë kanë bashkëpunuar me elementët kriminale të kësaj organizate, duke i favorizuar në disa raste për trafikimin nga Shqipëria në Itali të sasive të mëdha të lëndëve narkotike.
Prokuroria thotë se megjithëse Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, kanë pasur dijeni për aktivitetin kriminal të këtij grupi, kanë zgjedhur të mosveprojnë, për shkak të pagesave financiare që ky grup kriminal jepte për ta. Madje në një rast, thotë prokuroria, kur vllezërit Habilaj dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal, po ngarkonin nga Porto-Palermo në një peshkarexhë italiane një sasi prej 1 tonë drogë,patrulla e policisë kufitare e postës së Dhërmiut, megjithëse ka konstatuar hapur trafikimin e drogës, nuk kanë vepruar për të kryer parandalimin e këtij trafiku.Ndërkohë për nxjerjen e urdhërave të arrestit ndaj tre zyrtarëve të policisë së Vlorës, prokuroria ka përdorur dhe materialet hetimore që kanë mbëritur së fundi nga prokuroria e Katanias në Itali.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.8%
-
Të gabuar
14.1%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, Apeli i GJKKO kthen për rigjykimin dosjen për Moisi Habilajn, e dënuar me 10 vite burg, dhe 3 anëtarët e grupit të tij
7 Prill 2023, 09:53
-
GJKKO i komunikon masën 'arrest me burg' ish shefit të Policisë së Dhërmiut, u vu në pranga për lidhjet me Habilajt! Dënohet për 3 vepra penale
13 Gusht 2022, 10:44
-
U arrestua dje për lidhjet me Habilajt, ish shefi i policisë së Dhërmiut ishte kthyer nga Anglia prej 4 ditësh, kërkoi të takonte prindërit e vëllanë e paralizuar
12 Gusht 2022, 09:43
-
Ishte në kërkim, arrestohet ish shefi i policisë së Dhërmiut! GJKKO e dënoi me 12 vite burg për lidhjet me grupin e Habilajt
11 Gusht 2022, 21:09
-
Gjykata e Lartë në Itali jep vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn, e dënon me 15 vite e 5 muaj burg trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal
19 Maj 2022, 11:00
-
12 vite burg ish drejtorit të Policisë në Dhërmi Sokol Bode! GJKKO e dënon për lidhje me grupin e Habilajve
22 Prill 2022, 11:09
-
Skeda/ Saga e dosjes së Tahirit nga nisja e hetimeve në prill 2017 për trafik droge tek dënimi i sotëm i formës së prerë për shpërdorim detyre
4 Shkurt 2022, 19:10
-
Pjesë e grupit të Habilajve, arrestohet në Vlorë pas disa vite kërkimesh Reshat Radhima, i dënuar me 4 vite burg
4 Shkurt 2022, 14:07
-
Nga pronat tek makinat e luksit, Gjykata e Posaçme konfiskon 9 pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij! SPAK: Janë siguruar nga trafiku i drogës
18 Qershor 2021, 12:12
-
Del sërish në skenë Moisi Habilaj, miqësia me djalin e bosit të Cosa Nostra, ndihmoi në trafikun e drogës 2 grupet kriminale në Itali, që u goditën dje
26 Maj 2021, 13:46
-
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, GJKKO burg për Moisi Habilaj dhe 3 anëtarët e grupit të tij
18 Maj 2021, 17:25
-
Mbi 3 vite hetime, SPAK kërkon 63 vite burg për grupin e Habilajve dhe konfiskim të 22 pasurive me vlerë rreth 82.4 mln lekë! Kreu ende në arrati
4 Maj 2021, 11:45