Akuzat, Krimet e Rënda nisin hetimet për pasurinë e biznesmenit Edmond Bego

Pas akuzave publike se ka përfituar miliona euro tendera publikë në mënyrë të padrejtë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të nisë një hetim mbi pasurinë e biznesmenit Edmond Bego.  

Report Tv mëson se nuk ka një provë apo dyshime për pasurinë e tij, por hetimet, sqarojnë burimet kanë nisur sipas parashikimeve të ligjit Antimafia, që për rastet e denoncimeve publike duhet të kryhen verifikime kryesisht.

Hetimi i pasurisë se Begos, nga Krimet e Rënda pritet të zbardhë nëse te ardhurat e aktivitet që ka justifikohen ligjërisht.

Telashet për Edmond Begon nisën që më 18 gusht kur u arrestua në Greqi për llogari të autoriteteve të italiane. Ndonëse u la i lirë pasi vërtetoi që në vitin 2010 Gjykata e Lartë e kishte njohur vendimin e Gjykatës së Torinos për Begon, nga 21 vite burg, në katër vite e katër muaj. Nga kjo masë dënimi Bego kreu në vendin tonë vetëm 1 vit e 11 muaj, pasi pjesën e mbetur e fali me kusht Gjykata e Krujës.

Hetimi i pasurisë se Begos, nga Krimet e Rënda pritet të zbardhë nëse te ardhurat e aktivitetet që ka justifikohen ligjërisht.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu