Fatmira Hajdari jep dorëheqjen nga dosja Basha: Ka qenë në shtëpi për përvjetorin e Azemit

Fatmira Hajdari jep dorëheqjen nga dosja Basha: Ka qenë në shtëpi për përvjetorin e Azemit

Foto e përkujtimit të përvjetorit të Azem Hajdarit, Lulzim Basha në shtëpinë e Fatmira Hajdarit

TIRANE-Gjyqtarja Fatmira Hajdari ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i dosjes së Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të Partisë Demokratike. Sot ishte planifikuar seanca e radhës në Gjykatën e Apelit, por është shtyrë për shkak të vendimit të gruas së Azem Hajdarit për të hequr dorë nga dosja.

Por përse u dorëhoq tani Fatmira Hajdari, pasi në 26 mars ishte në drejtimin e seancës të cilën e shtyu? Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se gjyqtarja ka deklaruar se vendimin e ka marrë për të shmangur paragjykimin.

Nuk kam lidhje familjare por për të mos pasur paragjykime largohem nga cështja, pasi Lulzim Basha ka qenë në shtëpinë time për përkujtimin e bashkëshortit (Azem Hajdarit)” mësohet se ka thënë Fatmira Hajdari.

Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua më 13 janar vendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi.

Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë.

Me një vendim të tillë, prokuroria nuk ishte dakord dhe vendosi ta apelontendërsa dosja është në Apelin e Tiranës tani. Seanca e radhës në 30 prill. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 24/04/2020 10:48

    A ka drejtesi qe bazohet ne ligj Shqiperia ?Drejtesia eshte baza e shtetit ligjor te se drejtes ,ku cdo qytetar eshte i barabarte para ligjit .A i zbaton ligjet kushtetyese drejtesia jone ?Megjithate shpresa vdes e fundit.Mediokracia dhe injoranca jane armiqte me te medhenj te nje shteti

    Përgjigju
  • Labi: 24/04/2020 06:06

    Thone qe keto te vrasin naten dhe te qajme diten,me pas vejnen per vizite,me Salin faqezin,Lulin dhe mustaqe mine,bashke me Nart Mdoken e kompani.Iperjeteshem kujtimi dhe vepra e Azem Hajdarit.

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 23/04/2020 14:31

    O dik shalltuni,azemi ishte jo vetem nje njeri,individ problematik psikik,por edhe nje mish per top qe u perdor jo vetem nga organet speciale te ish diktatures + ish udb-a beogradit,por edhe nga njerezit me te afert te familjes tij.KEQARDHJE!!!E PERDOREN TE GJALLE DHE TE VDEKUR! KEQARDHJE!!!!!

    Përgjigju
  • Cubi: 23/04/2020 13:29

    Megjithqe ketu ka te drejt,perseri ligji eshte ligj dhe duhet zhbatuar per te gjith njelloj. Kjo ska faj se luli duhet ta kishte ber gjysmen e denimit deri tani dhe do ishin muhabete te tjera sot.

    Përgjigju
  • Dik Sheltoni: 23/04/2020 13:10

    Skene e pacipe Berisha qe i ka vra burrin shkon dhe i pi kafe(kur vrasesit ishin poshte PD sala i tha dil takoj se kane ardhe per ty)plus qe azemit i mori partine demokratike se ai po luftonte ne ate kohe tek qyteti studenti me komunizmin e eger te Ramiz Alise e Nexhmije Hoxhes kujt i kujtohet.

    Përgjigju
    • A. N.: 23/04/2020 13:34

      Vetem burrin i vrau, nderkohe qe i dha mundesi te punoje si gjygjtare, te ndertoje pallate si dhe te shkolloje femijet ne shkollat me te mira jashte vendit. Tani me leket qe ka ajo mund te gjeje burra edhe me te ri dhe me te bukur.

  • Uku Momlit: 23/04/2020 12:11

    Me te drejte shumkush reagon me indinjate per çeshtjen konkrete dhe vecanerisht per te ashtuquajturen reforme,qe siç tregojne bathet kurre ska per tu bere. Drejtesia ka vdekur ne Shqiperi, vetem po e ringjalli Amerika

    Përgjigju
  • Ceco me bicak: 23/04/2020 11:38

    Basha duhet rrjepur i gjalle me bicak si kriminel e vrases e kriminel qe eshte ka te lyrr duart me gjak pa llogarit si hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm