Në mesin e atyre kandidaturave, pa dyshim se Endri ishte një nga më të mirët, për shkak të formimit të tij thellësisht cilësor dhe perëndimor!
Endri është brezi që studimet i kanë kryer me sakrifica pa qenë pjesë e dinastive të pushtetit! Disa e kanë sulmuar si njeriu i Sorosit vetëm për faktin se ka fituar një bursë studimi jashtë vendit! Edhe Enver Hoxha e fitoi bursën e studimit nga Ahmet Zogu dhe po ashtu edhe Sali Berisha nëse ecim me këtë llogjikë e përfituar nga Enver Hoxha! Më mirë Endri me bursë të Sorosit se sa fëmijët e politikës me bursa nga taksapaguesit!
Faktin se ka fituar një bursë nga fondacioni i Sorosit nuk e përligj në asgjë Endrin! Madje, shpesh e kam thënë se edhe Soros është çështje këndvështrimi, konservatorët e urrejnë e kam fjalën për ata të vërtetë dhe liberalët e konsiderojnë mentor të një shoqërie të hapur. Kështu Komunistët kishin idhull Stalinin dhe demokratët e konsideronin tiran!
Ne duhet të kritikojmë procesin e zgjedhjes që u keqpërdor nga PD, ku njerëz brenda saj kërkonin të zgjidhnin shokët e tyre edhe me diktat dhe një gjë të tillë e kanë shprehur edhe në mbledhjet e forumeve!
U tallen me procesin duke e tejkaluar vazhdimësinë e mandatit përtej afateve kushtetuese! Për këtë nuk ka asnjë faj apo përgjegjësi Endri Shabani! PD, me tu Endri zgjedhur filloi t'a sulmoi si avokat i Ramës edhe pse në fakt është organ kushtetues dhe konsiderohet si avokat i popullit.
Nuk e di sesi mund të jetë institucioni i Avokatit të Popullit avokat i një subjekti politik. Deformimin e organeve kushtetuese po e bë politika përmes pazareve të saj e shpesh kandidatët nuk kanë asnjë lloj faj! Harruan kohën kur e hapën procesin, u prezantuan kandidat serioz me platforma serioze dhe për faktin që nuk arritën pazaret që deshën subjektet politike e bënë nuk sikur të mos kishte ndodhur asgjë! Mes shumë të tjerëve këtë herë, Endri sigurisht që ishte më i miri!
Komente











