Albcontrol kallëzim penal ndaj disa kontrollorëve të trafikut ajror, prokuroria e Tiranës nis hetimet për shpërdorim detyre! Shoqërohen 7 punonjës

Albcontrol kallëzim penal ndaj disa kontrollorëve të trafikut ajror, prokuroria e Tiranës nis hetimet për shpërdorim detyre! Shoqërohen 7 punonjës

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar hetimet për situatën e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Pas kallëzimit që Albcontrol ka bërë ndaj disa emrave konkretë të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas që mendohet se nxitën grevën dhe bllokimin e punës në Rinas, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ndërsa policia ka shoqëruar 7 punonjës. Mes të shoqëruarve edhe Muhni Mezini një nga kontrollorët e trafikut ajror, emri i të cilit u bë publik në lidhje me letrën që kishte firmosur duke e shpallur veten të paaftë për punë për shkak se ishte stresuar që kishte marrë para borxh te familjarët për të përballuar jetesën. Ai shkruante se ku borxh është marrë pasi pagesa e tij prej 14 muajsh ishte ulur për shkak të pandemisë.

Disa Oficerë të Policisë Gjyqësore dhe prokurorë e policisë të Tiranës kanë mbërritur në Rinas ku kanë nisur hetimet dhe pritet shoqërimi i disa prej kontrollorëve të tjerë. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me "Shpërdorim Detyre", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Prokuroria e Tiranës vijon hetimet në drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Në kodin e Punës, ky sektor e ka të ndaluar të zhvillojë grevë dhe të bllokojë punën pasi është një shërbim jetik për qytetarët dhe sigurinë e kombit. Ndalimet e grevës për punonjësit e kontrollit ajror është shumë e qartë në Kodin e Punës. Sipas nenit 197/5  të Kodit të Punës ndalohet greva për disa shërbime jetike, ku në shkronjën ç të pikës 2 të këtij neni thuhet qartë që ndalohet greva për shërbimet e kontrollit të trafikut ajror.

Neni që ndalon shërbimet e kontrollit ajror të bëjnë grevë

Paraditen e djeshme kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. Kjo ka bërë që ata të ndërpresin punën e tyre duke pezulluar fluturimet  në Aeroportin e Rinasit. Ulja e pagave nga 4500 dollarë në 2400 dollarë të kontrollorëve të trafikut ajror ka ndodhur si pasojë e rënies së fluturimeve në aeroportin e Rinasit për shkak të pandemisë që ka sjellë pezullimin e tyre në të gjithë botën. Nga prilli 2020 paga e tyre ka pësuar ulje pasi vetë trafiku ajror ka rënë me -57 % ose thënë ndryshe aeroporti i Rinasit gjatë viti 2020 ka punuar me 43 % të trafikut ajror krahasuar me 2019.

Ky bllokim është cilësuar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku si një grusht shteti që ka prapavijë politike dhe se është i nxitur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Më herët vetë Rama u bëri thirrje kontrollorëve që të ndahen nga  organizatorët  e grevës që i futën në këtë lojë të rrezikshme dhe t'i rikthen punës.

Edhe ministrja Balluku në një intervistë për Report TV ajo tha se organizatorët janë  kallëzuar në prokurori dhe se qeveria ka një plan për rifillimin e fluturimeve shumë shpejt. Sipas burimeve për Report TV janë kallëzuar në prokurori 3 organizatorët e kësaj greve, që janë  kreu i sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror dhe dy kontrollorë të tjerë, të cilët më datë 12 prill do të japin edhe argumentet se pse kanë braktisur detyrën.

Në lidhje me çështjen edhe presidenti Ilir Meta tha se kontrollorët duhet të nisin punën dhe të mos e ndërpresin atë, ndërsa u bëri thirrje qeverisë, institucioneve dhe ambasadorëve në vendin tonë që të uleshin në dialog për të zgjidhur këto tensione.

Emrat e kontrollorëve që “kanë marrë peng” aeroportin “Nënë Tereza”.

Sabin Sula, Shkëlqim Memushaj, Andi Gjergo, Ylli Leskaj, Emiljano Manjani, Erion Alibali, Ardian Zhapa, Andel Trebicka, Andi Ballanca, Ezmolda Canameri, Sokol Duraj, Jonito Bregasi, Elion Krisafi, Ols Hani, Gjergji Maksutaj, Dritan Isaku, Gazmend Nanaj, Gjergj Bozo, Voltan Vorpsi, Kujtim Malko, Ramadan Çelaj, Miranda Dedja, Flora Ndreca, Ilir Zuna, Ervin Çelkupa, Elvion Rusmali, Nikolin Kujxhija, Alban Kallulli, Halim Lilaj, Ilirian Shegani, Muhin Mezini, Bledi Jani, Sokol Ruçi, Ilirian Nurka, Arben Harasani, Erion Pipero, Klest Dashi, Eno Hazizaj, Eldi Dervishi, Sokol Reveli, Gerti Grabova, Arben Agolli, Armando Fezga, Eni Mehja, Arnold Basha, Ermir Bego, Pirro Lako, Endrit Hajredini, Taulant Qirjako, Genta Çoniku, Lindita Menkulasi, Entela Hasani, Altin Cenaliu, Gentian Hodo, Sokol Kosta, Dorjan Kolonja, Ols Petri, Edvin Bakiri, Genci Xhunga, Endri Baliko, Rei Katroshi, Maksim Et’Hemaj, Erti Gjonaj, Akil Shehi, Tomor Baku, Petro Xhavara, Edmond Metaj, Ejona Kotoni, Ejona Cuku, Erjon Bojaxhi, Andi Çela, Endi Ylli, Nelton Shabani, Blerta Butka, Devis Ziso, Elton Hazapi, Genc LlukaÇaj, Sokol Mara

I.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 08/04/2021 07:10

    Po kur si del rroga ktij me 2400 dollar po te tjeret me 100 dollar car duhet te bejn sipas tij qe qenka shum i stresum. Pushoini te gjith e punsini njerezit e ndershem e puntor jo kta vegla politike

    Përgjigju
  • Beni: 08/04/2021 06:59

    Hahaha Albcontrolli,ish Anta,çerdhe e te perkedhelurve te partive Ps,Pd,Lsi.Kontrolloret jane te super paguar dhe dhe te super hipotezuar sikur jane ne punen me te rrezikuar ne bote,me tension te madh etj.Keto jane rrena dhe hiperbola qe u krijuan nga vete punonjesit dhe Brukseli gjate viteve 2000.Eshte nje pune me tall bythen,as stres asnje gjo,perlaj ato pare dhe kaq.Por si gjithmone,nona parti therret dhe duhet me bo gurgule.Keto,po te kete shtet,duhet te hiqen complet,dhe pastaj ta kuptojne se kush eshte stresi.

    Përgjigju
  • Cubi: 08/04/2021 06:09

    Shkaterrojeni kete cerdhe borgjeze e cila per interesa te qenerve politik punojn kunder interesave kombetare.

    Përgjigju
  • Jani: 08/04/2021 03:35

    Bukur shume bukur. Pse? Sepse iu prish gjiza zonjezes Llullushe dhe padronit.

    Përgjigju
  • ....: 07/04/2021 23:48

    A mund ta di pse 99% e listen perfshin meshkuj? Paskemi dhe nipa ish-presidentash e djem politikanesh qe jane stresuar se marrin 2400$ ne muaj. Hallall!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri