Zyrtarja tha se 120 mijë eurot ishin për kurimin e tij nga kanceri, nis verifikimi i pasurisë së xhaxhait të Alda Klosit

Zyrtarja tha se 120 mijë eurot ishin për kurimin e tij nga kanceri, nis verifikimi i pasurisë së xhaxhait të Alda Klosit

Alda Klosi

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për pasurinë e xhaxhait të Alda Klosit, zyrtares që ra pre e vjedhjes nga Rozeta e Havier Dobi, nënë e bir. Vendimi ka ardhur pasi vetë zyrtarja ka deklaruar se 120 mijë eurot që ia kishin vjedhur, ishin të familjes së xhaxhait të saj që rrinte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer.

Prokuroria do të marrë në pyetje xhaxhanë e Klosit dhe nëse ai do të pranojë se 120 mijë eurot janë të tijat pasuria e tij do të futet në sitë për të parë nëse e justifikon këtë shumë të madhe parash.

Nga ana tjetër, vijojnë hetimet për 400 mijë eurot e tjera që u gjetën në tubin e aspiratorit të shtëpisë së Rozeta Dobit, para të cilave ende nuk i ka dalë pronari.

Ndërkohë më herët, organi i akuzës ka nisur hetimet edhe për vetë zyrtaren, pasi pasuria e saj u rrit me ritme të shpejta brenda pak vitesh. Në deklaratën që Report Tv e ka siguruar, thuhet se Klosi zotëronte disa apartamente, dy prej të cilëve në Shëngjin, në një kohë që vetë jetonte në shtëpi me qira. Alda Klosi, rezulton se është pasuruar gjatë periudhës 2017-2022, kur ka ushtruar funksionet e drejtoreshës në Ministrinë e Financave si dhe të drejtores së kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin dhe Programin për Reformat, ministri këto të drejtuara nga Arben Ahmetaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nandi: 18/01/2023 20:56

    Si ka mundesi te ter stafi i i Tigrit edhe kjo edhe ai Gjokuta apo dhe drejtori i ATK apo dhe ai i Faf-Agro????Si ka munci mer jahu hajduta me cizme?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale