Altin Joka: Antibiotikët po ju vrasin, ja çfarë i ndodh trupit nga përdorimi i tyre! Konsumoni këta antibiotikë natyral që shkatërrojnë infeksionet dhe rrisin imunitetin

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti i njohur nga Suedia, Altin Joka i cili foli për antibiotikët natyral që na ndihmojnë të forcojmë imunitetin tonë.

”Së pari duhet të shpjegojmë se çfarë janë antibiotikët natyral dhe në një përkufizim të qartë mund të themi se është një substancë kimike e cila gjendet në natyrë, pra një produkt natyral që mund të jetë dhe një bimë, e cila sulmon bakteret që ne mund të na dëmtojnë” e nis kështu bisedën eksperti, duke shtuar se antibiotikët natyral, ndryshe nga antibiotikët e tjerë, nuk sintetizohen në laborator, ndryshe nga bimët dhe substancat e tjera natyrale që janë përdorur shekuj më parë nga njerëzit, para se të përdoreshin antibiotikët farmaceutik.

”Antibiotikët natyral janë përdorur gjerësisht për viruset, bakteret dhe probleme të tjera të trupit, ato kanë mikro dhe makro elementë si hidrogjeni, oksigjeni, karboni, uji që kanë nivele të larta të antioksidantëve dhe fenoleve” tha Altini, teksa shtoi se antibiotikët natyral kur futen në trup ruajnë integritetin qelizor, sikurse vrasin mikrobet dhe bakteret.

Ndryshe nga antibiotikët natyral, antibiotikët e laboratorit janë si një fshesë me korent jo inteligjente që vrasin çdo lloj bakteri që u del përpara. ”Sot antibiotikët që rekomandojnë mjekët, janë bërë vërtetë një problem kur janë të tepruara, pasi bëjnë më shumë dëme sesa punë” shtoi ai, teksa theksoi se për shkak të përdorimit të antibiotikëve laboratorik pa kriter, janë krijuar supermikrobet rezistente, që kanë kaluar disa faza post antibiotikësh që nuk po na japin më efekt.

Sipas studimeve, 70% e njerëzve përdorin antibiotik laboratorik ndërkohë dhe kjo krijon komplikime në organizmat e tyre. Por cilat janë efektet anësore në organizëm, kur përdorim antibiotik laboratorik?

“Sipas qendrës së kontrollit të parandalimit të sëmundjeve në SH.B.A, një numër i madh njerëzish humbin jetën për shkak të rezistencës së ulët nga përdorimi i gjerë i antibiotikëve, ndërsa e njëjta situatë statistikore është dhe në Europë. Përdorimi pa kriter i antibiotikëve, frenon përthithjen e vitaminave dhe mineraleve në trupin tonë, e për rrjedhojë kemi rënie të imunitetit, sikurse krijimit të mykut të brendshëm apo të kapsllëkut, dëmtimi i dhëmbëve tek fëmijët, aftësisë mendore në të ardhmen, dëmtime të kërpudhave të gjuhës, plakjen e lëkurës, uljen e funksionit të mëlçisë dhe të veshkave, njolla në lëkurë, rrahje të shpeshta të zemrës dhe probleme kardiovaskulare, rritje të ankthit, të pagjumësisë, të problemeve me artritin dhe kockat, probleme të uljes së potencës seksuale, e madje dhe fëmijët e këtyre prindërve kanë probleme me imunitetin, edhe pse ushqehen mirë. Nutricionisti u ndal dhe tek Gemoterapia, që sipas tij është pjesë e mjekësisë plotësuese shkencore, që ka formën e terapisë bimore, e cila përdor indet e qelizave bimore, apo embrionet e qelizave bimore, lythat, lëvoret, rrënjët, farat i kthen në ilaçe bimore, por sipas tij kjo degë është më e sulmuara nga industria farmaceutike. ”Po të përdorej gemoterapia, ne sot do kishim shumë më shumë imunitet” shprehet Altini.

Por cilat janë disa nga antibiotikët natyral sipas tij? Së pari, ekstrakti i farës së greipfrut, uthulla e mollës e gërshetuar me mjaltin, hudhrën dhe xhinxherin, apo me fijet e rozmarinës së egër. Më pas lista vazhdon më rozmarinën e egër, mullagën e bardhë, frutet e shtogut, aguliçen, ekstraktin e gjetheve të ullirit, vajin e kanellës, xhinxherin e freskët, eshilafen, myrin, vajin e trumzës së egër, konflelian, njëmijë fletëshin, manaferrën apo gështenjën e butë.

Po çfarë duhet të bëjmë që të forcojmë sistemin imunitar sipas Altin Jokës? Gjumi i shëndëtshëm, ushqimet jo të dëmshme, toksinat, uji, dhe sasia e lëngjeve të përdoren, aktiviteti fizik, mendimet pozitive, larg stresi, ushqimet cilësore që duhet të jenë kryesisht bimore, 80 përqind bimore dhe 20 përqind shtazore, eliminimi i pijeve me ngjyrë, përdorimi i çajrave si trëndafili i egër, boronica e egër, çaji i dafinës, çaji i malit, çaji i fruteve të shtogut, përdorimi i frutave të pyllit, përdorimi i ushqimeve me ngjyrë si lakra e kuqe, e bardhë, erëzat, sikurse përdorimi i rozmarinës dhe borzilokut.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni