I ftuar në emisionin e mëngjesit “Reze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti, ekspert i mjekësisë holistike Altin Joka, i cili foli për atë që njihet si sindroma e vezoreve policistike dhe trajtimin e saj në mënyrë natyrale.
“E thënë shkurt, është një çrregullim riprodhues dhe metabolik i përhapur tek femrat” tha Altini në fillim të bisedës, duke theksuar se 70% e grave nuk janë të diagnostikuara, pra nuk e dinë që kanë këtë problem. Nga vetë fjala policistike, do të thotë krijmi i çisteve të vogla në vezore.
“Rritja e sasisë së androgjenit, sjell rritjen e numrin të këtyre kisteve në organizëm, duke shkaktuar dhe puçra në fytyrë, rënien e flokëve, apo probleme me pagjumësinë, mbipeshës apo stresit, duke çuar deri në infertilitet dhe destabilitet në problemet menstruale.
”Një shenjë dallimi është kur kemi disa njolla të errëta në sqetulla, tek rrethi i qafës, ose poshtë gjoksit” shtoi ai.
Sipas mjekësisë moderne shkaqet e kësaj sindrome janë të paqarta dhe nuk janë të përcaktuara mirë, por kryesisht është destabiliteti i situatës hormonale në trup, duke nisur nga niveli i stresit shumë i lartë, sikurse dhe gjenetika ka një ndërhyrje. Një problem me vezoret duket se kanë dhe vajzat që kanë një pubertet të parakohshëm, sikurse vajzat që përdorin shumë kontraceptivë. Studimet thonë se 20-40% e vezoreve policistike janë të trashëgueshme, por sipas Altinit, përqindja e saktë nuk e kalon 15%. Problemet nga mungesa e trajtimit të kësaj sindrome, mund të shkaktojë infertilitet dhe probleme në sistemin kardio-vaskular apo pasoja me diabetin. E para që duhet të kemi kujdes është pastrimi i sistemit endokrin, më pas duhet rregullimi i sistemit endokrin duke normalizuar parametrat trupor, duke shtuar përdorimin e algave të detit, sherebelës, vajit të aguliçes ose çajit, duke futur gjithashtu ushqime që kanë nivele të larta zinku, magnezi dhe kalciumi.
Kush janë elementët kryesorë që do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së vezores policistike?
“Së pari, përdorimi i aloeverës, çajit të kamomilit, kanellës, sidomos vajit të kanellës, apo të bimës së xhamballit, një filxhan çaj liri në ditë, apo konsumimi i vajit të peshkut. Konsumi i shegës është gjithashtu shumë i rekomanduar, pasi acidi folik që ka normalizon situatën hormonale” theksoi Altini, duke nënvizuar se stresi dhe pagjumësia janë dy elementë kryesorë që krijojnë probleme në vezoret policistike.
Rekomandohet që të hiqen të gjitha ushqimet me gluten, laktozë, pijet me gaz, sheqeri, kafeja e tepërt, ndërsa rekomandohet që të konsumohen sa më shumë lakrat, bishtajoret, arroret, fasulet, etj. Në fund ai tha se rekomandohet agjerimi apo fasti, pasi normalizon parametrat trupor hormonal.