Altin Joka: Ja çfarë tregon ngjyra e zbehtë apo e fortë e urinës, çfarë sëmundjesh mund të lexohen

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti i mjekësisë holistike Altin Joka, i cili foli sesa shpesh duhet të urinojë një njeri dhe çfarë tregon ngjyra dhe aroma e urinës për shëndetin tonë.

”Nëse do të shohim ngjyrën e urinës, mund të lexojmë disa shqetësime që ka trupi, pra është një tregues i rëndësishëm i problemeve të organizmit” tha Altini në studion e “Rreze Dielli”.

”Kur urina është shumë e bardhë, trupi ka probleme me diabetin, ndërsa nëse nuhasim një aromë të fortë të urinës, kjo jo gjithmonë është një shqetësim, por mund të ketë të bëjë me ushqimet që kemi konsumuar” tha Altini, teksa shtoi se as ngjyra e verdhë e fortë nuk është shenjë e mirë e organizmit, pasi tregon që urina ka kristale dhe përqëndrime kripe, pra probleme me veshkat.

”Ngjyra më e mirë është ajo as e hapur shumë, por as e zbehtë shumë, pra ngjyrë limonatë. Në këtë rast organizmi tregon që ka një funksionalitet normal dhe parametra standarde. Mjekët mund të kuptojnë shumë nga urina gjatë analizave, gjithashtu nëse një person ndjen djegie urine apo dhimbje mesi dhe kjo është një shenjë infeksioni urinar” thekson Altini.

Por cila është këshilla e nutricionistit të njohur për të patur një ngjyrë urine normale? “Njerëzit duhet të pinë shumë ujë rregullisht, duhen eliminuar ushqimet me bazë shtazore dhe sigurisht duhen konsumuar shumë çajra me boronicë të zezë” tha nutricionisti në studion e “Rreze Dielli”.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në vigjilje Krishtlindjesh! Dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të Tiranës

Trafik i rënduar në vigjilje Krishtlindjesh! Dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të Tiranës