Ambasadori danez: Presidenti
testi i politikës për 2012

Ambasadori danez: Presidenti<br />testi i politikës për 2012
TIRANE- Në një intervistë dhënë për revistën më të re, që do të dalë në sot në treg, "Java", ambasadori danez Karsten Jensen ka analizuar situatën politike në vend, nga këndvështrimi edhe i marrjes nga ana e Danimarkës e presidencës së radhës së BE. Jensen ndalet duke shpjeguar atë që ai e quan keqinformim dhe propagandë politike, që ka ndikuar në krijimin në vend të një situate të mjegullt, përsa i përket arritjes së disa objektivave si sfida të domosdoshme për t'u arritur nga Shqiperia. Për të, zgjedhja e presidentit të ri, do të jetë prova kyçe.

"Duke patur parasysh rolin e Presidencës në ndërtimin konsitucional të Shqipërisë dhe në sigurimin e pavarësisë së institucioneve të tjera, përfshirë Gjyqësorin dhe SHISH-in, zgjedhjet presidenciale do të jenë një test lakmusi i demokracisë shqiptare dhe qëndrimit të Shqipërisë si e tillë. Prandaj, besoj fort se ka shumë rëndësi që Shqipëria të zgjedhë një president të pavarur, të fortë, të panjollosur nga e kaluara apo e tashmja, i pranuar nga të gjithë", tha Jensen.

Sipas ambasadorit danez objektivi i vetëm që shqiptarët duhet të kërkojnë nga politika duhet të jetë me domosdoshmëri marrja e statusit kandidat në BE. "Ajo që është më e çuditshme është fakti se përse elektorati shqiptar, vazhdon të zgjedhë përfaqësues, të cilët nuk e kanë Shqipërinë dhe shqiptarët në qendër të vëmendjes së tyre", thotë ambasadori.

Jensen ka folur për debatet politike që përfshijnë ndryshimin e veprave në kryeqytet. "Të ndryshosh një projekt në mënyrë të njëanshme në minutën e fundit, kam frikë se do t'i bëjë studiot e nivelit botëror dhe të tjerat të shmangin angazhimet në projekte shqiptare. T'i ndryshosh buzëqeshjen Mona Lizës, sepse preferon një ngërdheshje, do të siguroje që Leonardo da Vinçi dhe figura të tjera të këtij kalibri të mendoheshin më shumë se dy herë përpara se t'ju dhuronin talentin e tyre", thotë ambasadori. Jensen tha se bojkoti i opozitës s'ndikoi në mosmarrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë por përkundrazi, ndikoi në shpluhurosjen e disa problemeve të medha e të fshehura prej kohësh. "Katastrofa e Gërdecit, qetësia shurdhuese që pasoi zbulimet e Wikileaks, dështimet "teknike" të atyre pak çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë që arritën të dalin përpara gjyqit dhe mospërfundimi i çështjes së vrasjeve të 21 janarit, edhe pse po i afrohemi përvjetorit të parë të këtyre ngjarjeve tragjike, por edhe të ngjarjeve dhe veprimeve që i pasuan, i hodhën benzinë dyshimeve rreth drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri", thotë ambasadori.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Ta gëzojë Berisha dhe Rama!

Dritan Hila: Ta gëzojë Berisha dhe Rama!