Ambasadori i Suedisë Staffansson mbështetje Kosovës në integrimin për BE

/ATSH/.- Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Mats Staffansson, i ka premtuar mbështetje ministrit për Integrime Evropiane Bekim Çollakut, në procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Staffansson ka inkurajuar institucionet që të vazhdojnë me reformat e duhura lidhur me këtë proces.

Këto komente ai i bëri gjatë një takimi që pati sot me ministrin Çollaku, ku ky i fundit e ka njohur me përpjekjet që po bënë Kosova për të shtyrë përpara çështjen e liberalizimit të vizave dhe nënshkrimin e MSA-së, si dy prej prioriteteve të sivjetme përkitazi me rrugën integruese.

"Ne kemi mirëpritur miratimin e MSA-së nga Komisioni Evropian dhe së shpejti presim të ndodh edhe nënshkrimi i saj. MSA-ja ka një rëndësi shumë të madhe për shkak se forcon marrëdhëniet Kosovë-BE me perspektivë të qartë të anëtarësimit", citohet të ketë thënë Çollaku me këtë rast.

Sa i përket liberalizimit të vizave Çollaku tha se institucionet kosovare janë duke u angazhuar maksimalisht që të përmbushin kriteret e mbetura nga udhërrëfyesi për liberalizim në mënyrë që sa më shpejtë të dorëzohet raporti përfundimtar tek Komisioni Evropian./KosovaPress/

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berishën nuk e ndihmojnë dot këta që po tërheq nga gara