/ATSH/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente në Republikën e Kosovës, Louise LaRocque.
Kryeministri Mustafa e njohu ambasadoren LaRocque për progresin në Kosovë, duke theksuar prioritetet e Programit Qeverisës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, agjendën integruese euroatlantike, si dhe reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësi.
Gjatë takimit miqësor, kryeministri Isa Mustafa falënderoi Kanadanë për përkrahjen e dhënë për Kosovën, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe të marrëdhënieve me Kanadanë.
Ambasadorja kanadeze Louise LaRocque, shprehu përkushtimin e shtetit të saj për avancimin e marrëdhënieve dhe të shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve, duke theksuar gatishmërinë për të ofruar përkrahje të mëtejshme të Kanadasë për proceset në Kosovë./KosovaPress/
/Shqiptarja.com