Amnistia, lirohen 731 të dënuar
nga të gjitha burgjet e Shqipërisë

TIRANE-Ka nisur paraditen e sotme lirimi i 731 të dënuarve që përfitojnë nga aministia e miratuar në fund të vitit 2016. Mes tyre kanë përfituar vetëm 10 gra e 4 fëmijë.
 
Në burgun e Fierit janë liruar të amnistuarit e parë ndërsa procesi ka vijuar, edhe nga qelitë e Tiranës, Fushë-Krujës Drenovës dhe Peqinit. Vonesa ka pasur rreth 2 orë në burgun e Shën Kollit, por më pas gjithcka vijoi normalisht.

Të dënuarit e parë që kanë filluar të lënë qelitë janë gratë dhe burrat e moshuar ndërsa më pas do të lirohen të rinjtë e dënuar për vepra të lehta penale.

Mes të liruarve nga amnistia është edhe ish-Prokurori Haxhi Giu, nga burgu i Peqinit i cili ishte dënuar me 2,4 vite burg për akuzën e korrupsionit.

Me rastin e kësaj dite, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani zgjodhi Burgun e Grave tek “Ali Demi” në Tiranë per te dhene mesazhin e tij mbi te liruarit nga amnistia. Nga ky burg janë liruar 10 gra.
 
“10 familje shqiptare do të jenë më të lumtura”, është shprehur Manjani ndërsa ka shtuar se është gati të nënshkruajë rekomandime pozitive për të liruarit nga ky ligj.

[gallery]20569[/gallery]
Nga burgu i Fierit do të lirohen 150 të dënuar

Nga burgu i Shën Kollit lirone 117 të dënuar

Nga burgu i Peqinit do të lirohen 131 të dënuar

Nga burgu i Lezhës do të lirohen 117 të dënuar

Nga burgu i Rrogozhinës do të lirohen 110 të dënuar

Nga burgu i Drenovës do të lirohen 55 të dënuar

Nga burgu “Ali Demi” në Tiranë do të përfitojnë 10 gra të burgosura

Nga burgu 313 në Tiranë do të lirohen 7 të burgosur

Nga burgu 302 do të lirohen 4 të burgosur
 
Në fazën e dytë të aplikimit të amnistisë do të aplikohen uljet e dënimit nga 1 muaj deri në 1 vit për personat të cilët kanë ende mbi 3 vite burg për të shlyer nda dënimet e dhëna prej gjykatave.

Manjani: 10 gra në liri, 10 familje të lumtura
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani zgjodhi Burgun e Grave tek “Ali Demi” në Tiranë per te dhene mesazhin e tij mbi te liruarit nga amnistia. Nga ky burg janë liruar 10 gra. Me lule ne duar, Manjani hyri ne oborrin e burgut duke perqafuar grateqe po shijonin minutat e para te lirise.
“Institucioni i vuajtjes së dënimit për gratë, e zgjodha jo pa qëllim këtë institucion sepse ligji u nis nga ne dhe u mbështet nga qeveria. Uroj sot ta shijojnë këtë liri, mesazhi im është ky për gjithë shoqërinë shqiptare, të gjithë këta njerëz që dalin nga këto institucione ju siguroj që janë të riedukuar, gati për t’u integruar në shoqëri.

T’i mirëpresim këta njerëz, t'u japim mundësinë të jetojnë midis nesh. Ju e dini pikëpamjen time, një grua në burg, një familje në vuajtje. Sa të kem mundësi do mundohem të implementoj por sa ndodhen në rrethana fajësie të rënda nuk mund të bëjmë gjë”,
u shpreh Manajani.

Mandej Manjani gjeti rastin t'i beje thirrje nga burgu i Grave ministrit te Punes, Blendi Klosi te mbaje fjalen e dhene per punesimin e grave te liruara nga amnistia.
"Jam gati të lëshoj rekomandime për vende pune kudo që të ketë nevojë. Në punë të ligjshme, sepse kanabisi dhe punë të tjera të paligjshme nuk janë opsion. Uroj që Klosi të mbajë premtimin".



Emrat e grave që lirohen nga Burgu 325 Tiranë

Leonora Zaçellari – e dënuar për plagosje 

Lumturi Koli – e dënuar për drogë

Ina Dulaj – e dënuar për vjedhje

Vera Camaj – e dënuar për prostitucion

Uarda Çota – e dënuar për aksident

Anila Angjo – e dënuar për vrasje

Dallandyshe Kasaj – e dënuar për vrasje

Fatbardha Gjonaj – e dënuar për vrasje

Feruze Bregu – e dënuar për vrasje

Esmeralda Gaçe-për vjedhje


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi