Anëtari i grupit Habilaj, Seiti: 
Më ekstradoni në Itali

Anëtari i grupit Habilaj, Seiti: <br />Më ekstradoni në Itali<br>
Nazer Seiti, njëri nga personat që konsiderohet nga prokuroria e Katanias Itali, si anëtar i bandës së drejtuar nga Moisi Habilaj, ka shfaqur vullnetin e tij për tu ekstraduar në Itali, ku kërkon të përballet me akuzat e trafikimit të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Në procesin gjyqësor të zhvilluar ditën e djeshme në ambjentet e gjykatës së Tiranës, Seiti i tha trupit gjykues se ishte i gatshëm të ekstradohej dhe përballej me akuzat në Itali. Por pavarësisht këtijn vullneti, gjykata e Tiranës cakto masën “20 ditë në burg” për Seitin.

Seanca e djeshme bënte fjalë për shqyrtimin gjyqësor të kërkesës së autoriteteve Italiane, për ekstradimin e Sitit në Itali. Prokurori i cështjes Shahin Pasha,i depozitoi gjykatës një kopje të urdhër-arrestit të lëshuar nga Italia për këtë shtetas dhe disa shkresa të tjera për dobi të këtij procesi. Në fund të fjalës së tij, prokurori Shahini kërkoi një masë ekstreme sigurie për Nazer Seitin “arrest me burg” për qëllim ekstradimi. Por vetëm katër ditë më parë ishte Gjykata e Krimeve të Rënda ajo që vendosi për Seitin masën e arrestit “20 ditë në burg”, për llogari të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. I kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” avokati i të arrestuarit Nazer Seiti pohoi se klienti i tij ka shfaqur vetë villnetin të ekstradohet në drejtim të Italisë.

“Klienti im ka vetë vullnetin të shkojë në Itali dhe të përballet me akuzat e ngritura nga ky shtet”-deklaroi avokati Hysi.Ky i fundit shton se ka shfaqur habi me kërkesën e përfaqësusit të prokurorisë së Tiranës, i cili në një seancë të tillë gjyqësore me objekt ekstradimin e Seitit në Itali, kërkoi caktimin e masës  ekstreme të “arrest me burg”. “Më habiti qëndrimi i prokurorit në këtë gjykim.Ligji parashikon që në të tilla raste duhet të aplikohet masa e sigurisë që varian nga 18 ditë deri në 40 ditë burgim, ndërkohë prokurori thyen çdo limit, duke kërkuar masën ekstreme “arrest me burg”.

Kjo për ne është e paligjshme”-deklaroi avokati Detar Hysi. I kontaktuar në telefon prokurori i çështjes i tha “Shqiptarja.com” se vetë i pandehuri ka kërkuar vullnetin e tij për tu ekstraduar në Itali. I pyetur nga “Shqiptarja.com” se si mund të zgjidhet ekstradimi i Nazer Seitit drejt Italisë, në një kohë që paralelisht dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një procedim penal kundër këtij personi si i dyshuar për trafik droge, prokurori nuk preferoi të jepte një koment për këtë pjesë.Në përgjimet e Prokurorise së Katanias, Nezar Seiti listohej si anëtari i grupit Habilaj që kujdesej për infrastrukturën e trafikut të hashashit drejt Siçilisë.

Dosja “Habilaj” trazoi jo pak politikën, ndërsa disa ditë më pare kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se ajo që thonë dy kriminelët në bisedat e përgjuara, nuk mund të jetë provë vendimtare, ndërsa shtoi se është detyrë e institucioneve të zbardhin të vërtetën. Ndërsa vetë i akuzuari Saimir Tahiri tha se do jetë në dispozicion të hetimeve për çdo akuzë në ngarkim të tij. Ai tha se nuk ka asnjë lidhje me kushërinjtë e tij të 10-të, ndërsa pranoi se ka bërë vetëm një gabim, që iu shiti automjetin "Audi" në vitin 2013.

Më poshtë përgjimi i Nazerit me Florian Habilajn, të njohur me nofkën “Lolo”.

Përgjimi

Ora 11.02.21

Nezari: Mbrëmë i shkruajta Lolos (Florian Habilajt) … (nuk kuptohet) … më tha “20 copë (nuk e mbaron fjalinë) … unë e Moisiu vumë 30 … e ti 20 … dhe pastaj 100 Agroni” dhe unë i thashë “po ku e çon” … “Saimirit” … dhe unë i thashë “jo vëlla … jo … unë nuk marr 150 euro për 20 euro … çfarë thua ti?” … vetëm për timin dhe tëndin … 50 copë i merr Saimiri” … tani shkoi të merrte një 50-she … i thashë “çfarë jam unë?” … unë nuk marr 150 mijë euro për 50 copë që kemi ne … jo … nuk jam çmendur” … i thashë … më tha “e mirë, le ta marrë Agroni vetë” … dhe unë i thashë “të bëjë ç’të dojë” … (nuk kuptohet) … “dhe e gjithë kjo pasi kishte linjën … meqë kishte kamionin … po le të pirdhet … copa e mutit.

Përgjimi

Ora 11.03.11

Nezari: (me zë të ulët) ah … si nuk e mora telefonin t’i shkruaja një çikë shefit. Në ora 11.03.40 makina ndalon në rrugën “Medaglie d’Oro”. Para se të zbresë, Nezari thotë me zë të ulët “duhet të marr 140 mijë”.

Dega e brendshme s’po na njofton më

Detaje tepër interesante dalin nga dosja e grupit të trafikantëve vlonjatë të hartuar nga autoritetet italiane. Nëse Moisi Habilaj i lavdërohej bashkëpunëtorëve të tij se kishin çdo gjë nën kontroll sa i përket organeve të rendit në Shqipëri në fund të vitit 2013 dhe fillim 2014, situata duket se ka ndryshuar në fillim të vitit 2017 kur opozita filloi aksionin e saj kundër kanabizimit të vendit. Në një përgjim të autoriteteve italiane në fund të janarit 2017, dëgjohen Nezar Seitai dhe Maridian Sulaj duke folur se Florian Habilaj iu ishte ankuar për situatën në Shqipëri. Në një pjesë të diskutimit ata flasin edhe për situatën në Shqipëri ku ndër të tjera theksojnë faktin se tani nuk po njoftohen më nga policia për lëvizjet e kolegëve të tyre. Makina është në levizje dhe në bord janë Maridian Sulaj dhe Nezar Seiti.

Nezar Seiti: Do vij në mëngjes të lë këtë gjë në shtëpi..

Maridian Sulaj:..unë nuk mund të vij se mund të kishim ikur edhe bashkë...

Nezar Seiti: Jo s'mund të vish..e ke harruar..?

Maridian Sulaj: Jo dreqin, s'mund të vij...

Nezar Seiti: ..të merrja unë..nuk ishte problem..po nuk vonohemi mos ki merak..nuk e kapim fundjavën...

Maridian Sulaj: ..e di e di..

Nezar Seiti: kur të shkoj në Shqipëri..

Maridian Sulja: ..dhe nuk të kanë dërguar gjë...të kanë thënë..

Nezar Seiti: Më tha sot Lolo (Florian Habilaj)..

Maridian Sulaj: jo..

Nezar Seiti: "…nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit…"..e kam telefonuar në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më atë të degës së brendshme (se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme)...kur kalojnë këta të policisë, "po kalon sigurimi i shtetit".

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’