Ana Kaçinari: Tingujt e pianos,
udhërrëfyesi i jetës sime!

Ana Kaçinari: Tingujt e pianos,<br />udhërrëfyesi i jetës sime!
TIRANE- Nën tingujt e pianos është përmbyllur parada pianistike Pianodrom. “Artistja e Merituar” Anita Tartari, sëbashku me ish-studenten e saj Ana Kaçinarin interpretuan me dy piano në mbrëmjen gala “Portret artisti”. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, pianistja Ana Kaçinari rrëfen emocionet e kësaj nate përball Profesoreshës së saj, atmosferën e ngrohtë që krijoi dueti si dhe pasionin e saj për pikturën.

Sipas Kaçinarit, bashkëpunimi prej vitesh ndihej, pasi edhe pa u parë artistët kuptohen përmes tingujsh, një marrdhënie e veçantë mes dy pianistëve. Mbrëmja gala “Portret artisti” kishte një repertor të pasur nga kompozitor të huaj dhe shqiptar si Harapi, Chopin, Listz, Peçi dhe Dvorak.
 
Festivali “Pianodrom” solli në Tiranë një sërë artistësh nga skenat evropiane për ti dhënë jetë skneës shqiptare. Një ndër këto ishte dhë koncerti Pianoduo mes teje dhe Prof. Anita Tartarit...?
Anita, është pedagogia ime që më ka ndjekur gjatë viteve në Akademinë e Arteve. Kam qenë shumë  e nderuar që më zgjodhi mua për të mbyllur Pianoromin, pasi koncerti jonë ishte i fundit që mbyllte një sërë aktiviteetsh të mbajtuar në Tiranë, ku pjesë e tyre ishin pianist nga gjithë bota me famë botërore. Në këtë mbrëmje të veçantë ne kemi lujatur përball njëra-tjetrës me dy piano.
 
Ishte një sfidë për ju të ishit përball pianistes Anita Tartari?
Padyshim që ishte një sfidë dhe emocion më vete! Ishte hera e parë që isha përball saj në publik, ku përgjegjësia ishte shumë e madhe jo vetëm për veten por edhe për përballjen në skenë me dy piano. Duke ditur që ajo më ka mësuar mua, dhe unë kam dal nga duart e saj, sjell që ne kemi shumë gjëra të përbashkëta për të mos thënë që ishte një kënaqësi.
 
Fëmijëria juaj ka qenë gjihtmonë pran pianos. E keni të vështirë të largoheni nga piano?
Tingujt e pianos janë udhërrëfyesi i jetës sime! Rrugëtimi im që në moshën 5 vjeçare me pianon nuk besoj të ndalet asnjëhere. Por, pas kaq vitesh besoj se çdo gjë më është shpërblyer deri më tani. Duartrokitjet e ngrohta të publikut gjithmonë më kanë dhuruar atë ngrohtësinë që jo çdo profesion ta jep.
 
Cila është pjesa që i rikthehesh herë pas here në piano?
Kam luajtur një repertor pafund nëpër koncerte dhe festivale pianistik të ndryshëm, por ekzekutimi më i bukur që unë e kujtoj gjithmonë ka qenë kur kam luajtur Rahaminov me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar. Ishte hera e parë që luaja me një orkestër kaq të madhe dhe prandaj e kam nostalgji atë moment.
 
Po momenti më i vështirë?
Gjatë këtyre viteve ka pasur momente të bukura, por edhe të vështira. Ikja ime në Romë për të konkuruar përballë pianistëve më të mirë Europian, në kohën kur isha vetëm 18 vjeçe në PianoForte në Art Academi ka qenë një moment tepër i vështirë. Pavarësisht moshës sime, aty u vlerësova me pikët maksimale dhe mu dha e drejta të studioja me Maestro Fausto Di Cesare.  
 
Përveç pianos keni ndonjë pasion që ju ndjek?
Më pëlqen shumë të pikturoj. Kur kam qenë në moshë të vogël e kam ushtruar shumë pikturën, por tani pianoja ma kufizon pak kohën. Çdo gjë që shikoj ndonjëhere e skicoj në mendje dhe jam e gatshme ta hedh me bojë.
 
Ka ndikuar familja përsa i përket pianos apo ka qenë një zgjedhje e juaja?
Nuk mund të them se nuk ka ndikuar, por ka qenë dëshira ime për të luajtur në piano. E kam thënë dhe herë të tjera; Kur kam qenë dy vjeç prindërit më kanë bërë dhuratë një piano dhe në një farë mënyre është e paramenduar se unë do të isha një pianiste.
 
 Cila është skena e ëndrrave tuaja?
Unë kam interpretuar në disa skena europiane, por skena shqiptare është ajo që më dhuron më tepër ngrohtësi. Kam disa projekte, por le të ecim dhe të shikojmë çfarë do të na ofroj fati në vazhdim.


Shkrimi u publikua sot (24.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane