Angjeli: Borxhin 74% nuk e rritëm
ne, thjesht e evidentuam sa ishte

Angjeli: Borxhin 74% nuk e rritëm<br />ne, thjesht e evidentuam sa ishte
TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli, i ftuar  në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" tha se buxheti i vitit 2014 parashikon përmirësim të situatës ekonomikë e financiare në vend, si dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit. Nisur nga fakti se të ardhurat parashikohen në 3.6 mld dollarë dhe shpenzimet 4.5 miliardë dollarë, Angjeli tha se thellohet deficiti buxhetor në 6.6 %, si pasojë e ndikimit të krizës, situatës së vështirë ekonomike dhe financiare, si dhe shlyerjes së detyrimeve. Deputetit socialist tha se pritet një rritje e të ardhura nisur edhe nga zbatimi i një reformë në fushën e administrimit të të ardhurave.
Ndërkaq, Angjeli tha se buxheti i ri parashikon një sërë investimesh në sektorë të ndryshëm, ndërsa tha se do të vijohen projektet e nisura të investimeve.

Mbi çfarë parimesh është ndërtuar buxheti i vitit 2014?
Të gjithë ata që ndjekin debatin në kuvend, janë të interesuar jo për politizimin që po i bëhet atij, por për atë që ky buxhet parashikon, dhe si përkthehet kjo në interes të vetë qytetarëve. Buxheti është dokumenti kryesor financiar i shtetit. Të ardhurat e buxhetit do të jenë 363 miliardë lekë, ose 3.6 miliardë dollarë të ardhura. Ndërsa shpenzimet do jenë 4.5 miliardë dollarë. Kjo bën të thellohet deficiti buxhetor, deri 6.6 %, ndërsa në vitin që jemi ishte 6 % i GDP. Ky deficit shtohet për shkak të ndikimit të krizës, dhe mungesës së disa politikave për ta ndaluar atë. Në situatën makroekonomike financiare në të cilën jemi, padyshim që ndikohet. Kemi një qeveri të re, një program të re. Po kështu ka prioritete të ndryshme nga qeveria e kaluar.
 
Sa janë të ardhurat në krahasim me buxhetin e vitit që mbyllim?
Të ardhurat kanë një rritje prej 3.4 % të GDP, apo rreth 12 % në raport me vitin e kaluar. Janë disa faktorë të cilët përcaktojnë rritjen e të ardhurave. Do të tregohet një përgjegjshmëri më e madhe e administrimit të të ardhrave. Paketa fiskale është një reformë tatimore, sipas së cilës ai që fiton më shumë do paguajë më shumë, dhe ai që fiton më pak, do paguajë më pak. Kemi një reformë tërësore në fushën e administrimit të të ardhurave. Do merren masa për mirëadministrim fiskal për të formalizuar ekonominë. Do të shmanget evazioni fiskal. Nuk mund të vazhdojmë ne pa ndjekur dhe realizuar këta elementë. E rëndësishme është kthimi i fytyrës nga ekonomia. Është ekonomia ajo që do t’i japë rritje buxhetit.
 
Ministri i Financave deklaroi se janë gjetur rreth 1 mld dollarë nga FMN dhe BB për vitet e ardhshme? Këto janë llogaritur?
Ky buxhet mban parasysh negociatat me FMN dhe BB. Këto negociata kanë bërë që FMN të financojë me një kredi të butë 2-3 %, dhe nga 300 mln euro të cilat janë parashikuar në buxhetin e shtetit, dhe me destinacion për shlyerjen e borxheve të prapambetura të trashëguara nga qeveria. Arritja e një kompromisi të tillë për të përballuar me anën e këtij fondi detyrimeve të prapambetura i jep zgjidhje njeherë e mirë atyre borxheve të njohura deri më tani, ndërsa vijon problemi i certifikimit të borxhit ekzistues. Së dyti çlirohet biznesi nga gjendja e vështirë financiare dhe i rikthehet likudititeti. Deri tani një evidentim të gjithë atyre kompanive që e kanë këtë borxh. Dhe që i detyrohet qeveria për t’i shlyer. Ekziston jo vetëm fakti, dhe dokumentacioni, por edhe certifikimi nga një kompani private. Qeveria ka rënë dakord me FMN që nga fondet e buxhetit të fillojë shlyerjen e tyre. Ky proces do të zgjasë deri sa të shlyehen kompanitë, ato që janë parashikuar do të shlyhen brenda 2014. Borxhi është në zbulim e sipër.
 
Cili është investimi kryesor që do bëjë kjo qeveri?
Qeverisja është një program 4-vjeçar. Ky buxhet garanton gati 1 mld lekë investime në sektorë të ndryshëm. Po kështu do të përfundohen edhe veprat që janë nisur. Do ishte gabim i pafalshëm me dëm ekonomik e financiar, nëse veprat e nisura nuk do të përfundojnë. Ato sjanë vepra të Berishës apo qeverisë së PD, po janë vepra në interes të qeverisë. Dihet që veprat nuk janë të përfunduara brenda një viti. Janë investime që duan kohë të realizohen. Mund të mos vazhdosh një rast që e dyshon për mungesë interesi për Shqipërinë. Është shumë gabim të mendosh se ky buxhet nuk bëka investime të reja, se vazhdon investimet e vjetra. Buxheti i këtij viti ka një sërë investimesh në infrastrukturë, ka investime në arsim, shëndetësi. Nëse nuk do të nxisim ekonominë, nuk do të nxisim as zhvillimin.
 
Mendoni se keni lënë shumë prej premtimeve elektorale, si incentivat në bujqësi, karburantet, që nuk janë parashikuar në këtë buxhet?
Një qeveri kur vjen në pushtet vjen mbi baznë e një programi, dhe duhet të konsiderojë premtimet e dhëna gjatë fushatës. Premtimet e bëra janë për 4 vitet e qeverisjes, e jo për një vit. Së pari ky buxhet konsiston në mbylljen e një situatë të vështirë që mori qeveria e re. Duhet stabilizim i situatës ekonomike e financiare në vend.

Si shpjegohet që në 3 muaj qeveri borxhi publik shkoi nga 62% në 74%?
Edhe kjo duhet sqaruar mirë për opinionin publik. Nuk po rrisim gjë ne. Ne po nxjerrim thjesht të vërtetën ku ishim. Kjo nuk është kuptuar apo nuk është kuptuar drejt nga politikëbërësit. Ne morëm këtë gjendje të borxhit, por kjo nuk thuhej. Ne thamë në fushatë që borxhi po e kalon 100% dhe se qeveria po e fsheh, po e mbulon. Dhe thamë që gjëja e parë që do bëjmë është se do zbardhim dhe verifikojmë borxhin ekzistues. Duhet të marrë fund historia e shifrave fantazmë. Duhet thënë copë sa e ka borxhin ky vend: të brendshëm dhe të jashtëm.  Me të dhënat e deritanishme në konsultim me FMN zbuluam se këtë vit borxhi arrin në 74%./ Ne s’mund ta lëmë pa e thënë.
 
Pse nuk e ndërtoni buxhetin në skemë të tillë që ta reduktoni?
Nëse ekonom ia nuk gjeneron zhvillim, ky borxh do hyjë në spirale që ashtu sikurse sot nëse ka një kërcënim është fakti si do menaxhohet borxhi, në të kundërt do jetë tejet i rrezikshëm . Çdo boxh ha, zvogëlon ekonominë, nuk gjeneron të ardhura të tjera për shlyerjen e borxhit. Në 1vit apo një vit e gjysmë të kontrollojë këtë borxh që është. Se po zvogëluat këtë ke frenuar ekonominë. Nuk duam që ekonomia të vejë në recesion. Ky plan nëse zbatohet me konseguencë nuk të çon në recesion. Por unë nuk di faktorët e jashtëm. Por nëse do arrijmë të menaxhojmë  me sukses këta tregues makro është e sigurt që do kemi kthesë. Është vendosur skedul se si borxhi deri në 2018 të arrijë në 60%,  te vija e kuqe, që nuk prish ekuilibrin e ekonomisë.

Me këtë paketë fiskale e pengoni biznesin. Pse duhet të vijë të gjenerojë paratë e tij kur mund të shkojë ne vendet e rajonit?
Rritja ekonomike jo nga buxheti. Thelbësore është zhvillimi i biznesit privat. Mbi 85% e prodhimit gjenerohet nga bizneset private. Si të jenë reformatëe biznesit ashtu do jetë edhe ndikimi në ekonomi. Askujt s’i vjen mirë nga taksa 10% të vejë 15%. Qoftë në të ardhurat personale apo të biznesit. Së pari buxheti ka nevojë për këto të ardhura që borxhi të ulet. Kjo është aftësia e një qeverie. Qeveria nuk prodhon vetë. Ajo ka instrumentet e tjerë që ta kompensojë këtë rritje të të ardhurave, që diferenca mos ndikojë. Ana tjetër e medaljes është se duhet t’i krijojmë disa favore të tjera biznesit që ta kompensojë këtë rritje.
 
Cilat janë favoret?
Janë disa institucione si Doing business që shpallin pozicionim e një vendi për lehtësi biznesit. Janë tregues matës të kësaj lirie, apo për reformat që duhet të bëhen. Shqiëpria vitin e kaluar në 3-4 tregues shënoi rënie. I del detyrë Shqipërisë për të lehtësuar procedura administrative, pagimet e detyrimeve, gjobat e pafunda që i viheshin biznesit për t’ia hequr këto pagesa. E më mirë të kenë vetëm një pagesë. Nëse veprimtaria do ishte e njëanshme nuk do kishte sens, të rrisin vetëm taksën e mos shihnim të tjerat. Rritja e taksës efekt nxitës jofreneus.
 
Karburanti 250 lekë në janar? Rriten çmimet duke u bërë e papërballueshme jeta e qytetarëve.
Do ishte jo korrekte të thoja që rritja e akcizave s'ka efekt në rritje të çmimeve. Do dëshiroja të kishim efekt real, se sa spekulativ. Vetëm duke diskutuar pa hyrë në fuqi ka pasur tendenca për rritje. Rritja është 10 lekë. Në rastet kur kjo është bazë për produktet e shportës qeveria kompenson dhe s’do ketë problem. Efektet në mekanikën bujqësore, në idustri, transport, duhet tëshohim anën tjetër të medaljes. Nëse ka efekt në rritje, masat e tjera do jenë të tilla me kompensim në ulje. Gjithë këto instrument s'duhen parë të shkëputur. Duhet parë në kompleks ndikimi pozitiv dhe negativ për të parë balancën.
 
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit