ANGLI-Një bandë e krimit të organizuar të udhëhequr nga dy futbollistët profesional shqiptarë u burgosën në total me 44 vite, pasi u kapën me kokainë me vlerë 2 milionë euro.
Tregtarët shqiptar të drogës u kapën nga oficerët e infiltruar të policisë pasi blenë dërgesën prej 20 kilogramësh në Peterborough dhe e çuan atë në një shtëpi të sigurt në qendër të Londrës.
Bëhet fjalë për Amarildo Fufi, 25-vjeç, Basim Berberi, 31-vjeç dhe Mario Xhafa, 26-vjeç.
Fufi dikur ka luajtur me skuadrën e Partizanit, Berberi bënte pjesë në kombëtaren shqiptare, ndërsa Xhafa bënte pjesë në një skuadër italiane të Serisë C.
Ata u arrestuan pasi i shitën paketa kokaine dy klientëve më 1 shtator të vitit të kaluar.
Të tre, së bashku me Kamado Dishan, 27 vjeç, u deklaruan fajtorë për shpërndarje droge.
Detektivët e gjetën pjesën tjetër të drogës në një shtëpi në Finchley, në veri të Londrës dhe konfiskuan një total prej 116.000 £ në para të thata.
Dënimet e anëtareve të grupit
Amarildo Fufi u dënua me 16 vite burg
Basim Berberi u dënua me 12 vite burg
Mario Xhafa u dënua me 8 vite burg
Kamado Dishan u dënua me 8 vite burg
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com