Në prag të ndeshjes me Anglinë, që luhet të dielën në orën 18:00 Kombëtarja ka humbur Marash Kumbullën, i cili është dëmtuar dhe është larguar nga grumbullimi. Ndërkohë në konferencën zyrtare trajneri Reja i ka konsideruar ‘Tre Luanët’ si një nga kundërshtarët më të fortë në Europë’.
“E konsiderojmë Anglinë si një nga rivalët më të fortë në Europë. Ka lojtarë të rinj dhe shumë të mirë. Përveç Botërorit, po përgatiten edhe për Europianin e ardhshëm. Nuk është vetëm Kejn, por edhe Mount e Foden. Ne në vendin e Kumbullës mund të aktivizojmë Veselin, që po bën paraqitje në Itali, ndërsa Broja ka avantazhin që e njeh futbollin britanik, por nuk e di nëse do ta nisë nga fillimi.”
Më tej trajneri i kombëtares premtoi se kuqezinjtë nuk do të mendojnë vetëm për mbrojtjen, ndërsa shtoi se nuk ka arsye që të mos pretendohet një rezultat pozitiv.
“Ne nuk duhet të qëndrojmë 90 minuta në mbrojtje. Duhet të sulmojmë, duhet ta frikësojmë kundërshtarin. Mund ta përballojmë një ndeshje të tillë dhe kemi potencilian për të mbajtur në tension. Nuk kemi përse të mos pretendojmë një rezultat pozitiv.”
Ndërkohë kapiteni i Kombëtares Etrit Berisha thotë se Kombëtarja do t’ua bëj të vështirë ‘Tre Luanëve’. Sipas tij një rezultat pozitiv në këtë ndeshje do t’i jepte shumë bonuse kuqezinjve.
“Ne do mundohemi që ta ta bëjmë mjaft të vështirë për ta dhe do mundohemi që të marrim diçka nga kjo ndeshje. Nëse arrijmë një rezultat pozitiv atëherë dhe vetëbesimi në skuadër do të rrite më shumë dhe udhëtimi jonë në këto kualifikuese do të jetë më i lehtë.
UEFA ka përzgjedhur një katërshe arbitrash nga Izreali për ndeshjen me Anglinë, me kryesor Orel Grenfeeld. Përballja me ‘Tre Luanët’ është e dytë në grup për Kombëtaren, që dy dit më parë mposhti Andorën 0-1, ndërsa me 31 mars do të luajë në transfertë kundër San Marinos.
Lojtari kryesor demtohet dhe nuk luan kundra Anglisht . Kumbulla eshte i vetmi lojtar mbrojtes qe ndihmon sulmin kur ka goditje denimi apo korne i cili ka pasur rezultate duke shenuar gola. Tranjeri nuk duhet ta kishte aktivizuar me ekipin e dobet te Andores.Nese shqiperia do nje rezultat te mire ndaj Anglise nuk duhet te frikesohet nga emri i saj se te gjithe sportistet i ka prefesionista dhe ta konsideroje si te barabarte Angline. Loja e ekipit tone duhet te jete sulmuese duke hedhur ne sulm vazhdimisht mbrojtesit anesore qe ta mbajne ekipin kundershtar ne presion si dhe te sakrifikojne shume duke vrapuar qe mos ti lejne hapsira te shumta levizeshe kundershtarit. Lojtaret tane mos ta marin me frike kete perballje Ata te kujtojne pak se si Gjysherit e tyre ne vitin 1967 edhe pse nuk ishin profesionista , por duke luajtur fizikisht ne te gjitha cepat e fushes e bllokuan dhe moren nje rezultat historik duke eleminuar nga kampionati Europian nenkampionen e botes Gjermanine.
Përgjigju