Ankimimi i Alibeajt për siglën dhe logon e PD, Kolegji Zgjedhor vendos nesër për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha

Ankimimi i Alibeajt për siglën dhe logon e PD, Kolegji Zgjedhor vendos nesër për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha

Enkelejd Alibeaj

Ditën e nesërme (30 mars) do të mbahet seanca për shqyrtimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt për koalicionin e regjistruar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha për zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj pretendon se kanë kryer shkelje të rëndë ligjore duke përdorur simbolet e PD, siglën dhe emrin.

Në seancën e ditës së nesërme që do të mbahet në orën 15:30, Kolegji Zgjedhor vendos për ankimimin e Alibeajt që do shqyrtohet nga Sokol Ibi;  Manjola Xhaxho; Edlira Petri; Esmeralda Xhili; Alma Kolgjoka.

‘Bashkë Fitojmë’ quhet koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën, Vangjel Dulen e Nard Ndokën. Por, Sali Berisha ka sfiduar edhe vendimin e Ilirjan Celibashit për të mos e njohur si kryetar të PD, duke përfshirë në koalicion edhe logon e Partisë Demokratike. Kështu me këtë marrëveshje të arritur, ky koalicion do të futet në garën e 14 majit për kryetarë Bashkie me kandidatët e dalë nga ‘Primaret’ dhe me lista të përbashkëta për anëtarë të këshillave bashkiakë.

Në dokumentin zyrtar të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është se brenda këtij koalicioni, përveç Partisë së Lirisë të Ilir Metës, PDK-së së Nard Ndokës dhe PBDNJ-së së Vangjel Dules, është e përfshirë edhe logoja e sigla e PD. Ndonëse ligji e përcakton qartë se një parti politike e paregjistruar në zgjedhje s’mund të jetë në koalicion, Meta dhe Berisha kanë marrë masa ashtu siç vepruan në zgjedhjet e 6 marsit.

Kjo për faktin se kanë vendosur që Partia e Lirisë të jetë ajo që drejton dhe jo Sali Berisha. 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'