Këtë mërkurë, ishte gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, që rrëzoi kërkesën e Seitit për të fituar lirinë duke lënë në fuqi masën e dhënë ndaj tij një javë më parë.
Ndaj Seitit rëndon edhe masa e sigurisë arrest me burg me nga 20 ditë afat, për qëllim ekstradimi masë kjo e dhënë nga shkalla e parë e dhomës penale në tiranë.
ReportTv ka siguruar një kopje të këtij vendimi dhënë më datë 10 nëntor 2017, ku siç shihni prokuroria sqaron se deri më 1 nëntor 2017 pala italiane s’ka sjell kërkesën e plotë për ekstradim dhe kërkon zgjatjen e arrestit.
Sipas hetimeve të prokurorisë së Catanias dhe asaj Shqiptare Nezar Seiti dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.
Vetë Neziri e ka mohuar këtë akuzë, ndërsa roli i tij sipas hetuesve ishte të kujdesej për paratë që grupi i drejtuar nga Moisi Habilaj përfitonte nga trafiku i drogës drejt Italisë.
Tashmë në prokurorinë e Krimeve të Rënda ndodhet dosja e plotë “Habilaj” prej 1800 faqesh e përkthyer nga ministria e drejtësisë dhe nga kjo dosje sqaruan hetuesit pritet që të ketë veprime konkrete me marrje dëshmish të personave të përfshirë si dhe hetime pasurore.
Faksimile e vendimit të gjykatës për zgjatjen e qëndrimit në burg të Nazer Seitit, me qëllim ekstradimin e tij



s.k/Shqiptarja.com

VIDEO








