Apeli i kthen pasaportën Tahirit
avokati: Nuk ka vepër penale

Apeli i kthen pasaportën Tahirit<br />avokati: Nuk ka vepër penale<br /><br>
Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda, i ka rikthyer pasaportën ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në këtë mënyrë Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon vendimin e Shkallës së Parë, duke i lejuar Saimir Tahirit të drejtën për të udhëtuar jashtë shtetit. Tahiri i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia qëndroi në ambientet e gjykatës së Krimeve të Rënda, për rreth 90 minuta.

Në përfundim të seancës deputetit i PS-së nuk pranoi që të prononcohej, por avokati Maks Haxhia bëri me dije se nuk ka asnjë vepër penale dhe s’ka rrezik për tu larguar jashtë vendit. Gjykata vendosi shfuqizimin e dy vendimeve, që ishte vendosur ndalimi i Tahirit për dalje jashtë vendit dhe bllokimi i pasaportës. Vendimin e arsyetuar nuk e kemi parë. Prokuroria nuk kishte ndryshuar qëndrim. Ne paraqitëm argumente të reja”-deklaroi Maks Haxhia.

Gjykata e Krimeve të Rënda ia bllokoi pasaportën ish-ministrit të Brendshëm në 12 dhjetor në vijim të hetimeve për dosjen "Sota" ku theksonte se Tahiri ka njohje me biznesmenin dhe familjarët e tij, pasi ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me të njëjtat makina. Gjithashtu, Tahiri është në hetim nga Prokuroria edhe për akuzat si i implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës i kryesuar nga Habilajt.

Prokuroria për Krimet e Rënda i dorëzoi gjykatës  disa përgjime të reja të ardhura nga prokuroria e Katania njohur ndryshe so dosja preej 1600 faqe me hetimet nga grupit të Moisi Habilajt gjatë të cilave përmendet disa herë një përson me emrin "Saimir" që prokuroria dyshon se kemi të bëjmë me ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Bllokimi në 12 dhjetor
Gjykata e Krimeve të Rënda në 12 dhjetor 2017 ka bllokuar pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në vijim të hetimeve Habilaj dhe për dosjen "Sota", duke i ndaluar atij daljen jashtë vendit për një periudhë të pacaktuar. Ky vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda i është shpërndarë policisë në pikat e kalimit kufitar. 

Krahas pasaportës, Tahirit i është bllokuar edhe karta e identitetit, duke bërë të pamundur edhe udhëtimin e tij drejt vendeve fqinje si Maqedoni, Mali i Zi apo dhe Kosovë. Pak ditë më parë, ish-ministri Tahiri udhëtoi në drejtim të Gjermanisë ku tha se vizitoi babain e tij i cili kurohet në një prej klinikave të specializuara atje për një sëmundje të rëndë. Vizita e Tahirit shkaktoi mjaft polemika.

Provat e prokurorisë
“Saimiri nuk do para,por xherdanë me diamantë”. Ky është një nga përgjimet e kryera nga prokuroria e Katanias në Itali, ku gjatë një bashkëbisedimi mes dy personave rezulton se Moisi Habilaj ka blerë 15 mijë euro një xherdan për gruan e Tahirit. Në përgjimet e kryera ka rezultuar se personat flasin dhe për fatin e makinës “Audi A8” dhe mënyra se si u ble nga Artani, por që në fakt e përdorte Moisi Habilaj.

“Po atë e ka dhënë kështu, në mirëbesim, nuk e ka dhënë…(nuk e përfundon fjalinë, shenimi i hartuesit), Por në të vërtetë, ia ka dhënë Moisiut. Moisiu ia ka blerë me sa ka dashur ai… ia ka blerë”. Eneo Sulaj, i tregon bashkëfolësit të vet një burrë i paidentifikuar, për atëherë kur shkoi bashkë me Moisi Habilaj pranë dyqanit “Hugo Boss”, që ndodhej në “Corso Italia” në Catania, menaxherin e të cilit ia kishte prezantuar Antonio Riela. Në këtë bisedë dalin në skenë dhe zgjedhjet elektorale, ku Eneo Sulaj thotë se janë të gjitha votat.

“Kur shkova atje më thoshte pronari (i dyqanit, shënim i hartuesit) sepse kishte folur me Saimirin…që i kishte kështu…kostumin…. Më tha,zgjedhjet por unë e kuptova sikur po thoshte leksionet. Ndërsa ata me zgjedhjet quajnë votimet. Dhe ai më tha, po zgjedhjet mirë? Dhe unë i thashë…Po çfarë të tha, që shkojnë në shkollë.Çfarë i the?...Dhe ai më thoshte, po jo, jo flet mëqënëse ka folur për Saimirin dhe po pyet për zgjedhjet. Dhe unë i thashë, kanë bërë një lëmsh, i kanë vjedhur të gjitha votat…”.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja