Arben Ahmetaj në Zvicër po kërkon azil politik, media: Për të mbështetur kërkesën do inskenojë rolin e viktimës te televizioni i Shkëlzen Berishës

Ish zv kryeministri Arben Ahmetaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dosjen e inceneratorëve fshihet në Zvicër ku po kërkon dhe azil politik, bëjnë të ditur mediet.

Për të mbështetur kërkesën e azilantit ai ka përzgjedhur televizionin e familjes Berisha për të inskenuar rolin e viktimës në mënyrë që të marrë mbrojtje nga autoritetet zvicerane.

"Për ta realizuar këtë, Ahmetajt i nevojiten edhe dalje publike. Një e tillë është realizuar për të enjten në mbrëmje në Syri TV me Çim Pekën” – shkruan VOX.

Djegia e mandatit të deputetit ka hequr çdo pengesë ligjore për arrestimin e Arben Ahmetaj dhe e vetmja rrugë për të shpëtuar për ish-ministrin e Financave, ish-ministrin e Rindërtimit dhe ish-zv.Kryeministrin duket se ka mbetur mbushja e dosjes së azilit duke luajtur rolin e viktimës në televizionin e Shkëlzenit. Intervista e ish-zv kryeministrit është zhvilluar në Lugano të Zvicrës.

Por, çfarë pritet nga kjo intervistë?

Siç paralajmëron edhe vetë gazetari, Arben Ahmetaj do të heqë përgjegjësinë e vendimmarrjes për koncesionet e inceneratorëve dhe të shpikë fajtorë. Ndër të tjera gjatë intervistës, siç paralajmëron gazetari do të akuzojë Edi Ramën për dosjen e inceneratorëve dhe pas tij edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj e të pretendojë se është kërcënuar me jetë ai dhe familjarët e tij, siç disa muaj më parë pretendonte edhe Sali Berisha.

Dosja e SPAK për Ahmetajn

Kujtojmë se në dosjen voluminoze të SPAK, për çështjen e inceneratorëve, Ahmetaj akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët kundrejt përfitimeve monetare.

Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend që mban datën 7 korrik 2023 me firmë të titullarit Altin Dumani, SPAK ndër të tjera kujdeset të renditë të gjitha lidhjet mes Ahmetajt dhe dy sipërmarrësit e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Në disa raste në dokumentin e Prokurorisë së Posaçme kujdeset të theksohet marrëdhënia e ngushtë miqësore mes Ahmetajt dhe të dyve. Arben Ahmetaj në pozicionin e Ministrit të Financave, por edhe më parë si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në disa raste me vendimmarrjen apo me ndikimin e tij ka bërë të mundur që Zotos e Mërtirit t’i lidheshin kontratat koncensionare për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Si shpërblim për të gjitha këto veprime sipas SPAK Ahmetaj ka marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë pasuri që kapin vlerën e 500 mijë eurove.

Ish-ministri Ahmetaj në kërkim për shpërdorim detyre, fshehje pasurie, korrupsion e pastrim parash për Inceneratorët, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë të vjetra edhe për e privatizimin e frabrikës 'Buka'.

Më 20 korrik SPAK lëshoi urdhër arresti për të, ndërsa disa ditë më vonë u shpall në kërkim ndërkombëtar. Pas 6 muajsh mungesa në Kuvend, Ahmetaj humbi mandatin e deputetit më 6 janar, rrjedhimisht edhe pasaportën diplomatike, të cilën e kishte të vlefshme deri në 2033.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 01/02/2024 12:09

    O Ben Tigri po drejtoret qe ke lene apo do i lesh ne meshire te fatit! Ata qe i vendose ne kohen tende i ke aloma te MFE boll te shofesh vendimet e emerimit!

    Përgjigju
  • Or tej: 01/02/2024 10:53

    Pse ne Zvicer apo iu merzit Dubai or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • ROMBI: 31/01/2024 18:20

    Nja dy krimba i ka ke dogana e Kakavies ky vemja qe vetem spiunojn dhe vjedhje dijn me bo

    Përgjigju
  • Allvanians: 31/01/2024 17:35

    Keta muter ne udheheqin neve.si ky palaco jane te gjithe keta krimba bythe.ptuuu fare e keqe

    Përgjigju
  • odi: 31/01/2024 17:25

    O z. gazetar po keta jane sekt jan vemje. Ky ka lene dhe ca ufo drejtora jane edhe sot aty ne Ministrin e Financave, I ka lene ky dhe ata nuk din me bo gjo vec me vjedh e skandale. Jane drejtori jashe kabinetit. Jane drejtori qe japin kredi dhe mbledhin! Skandal Skandal Skandal! Shkelja pa fund nga auditet!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë