Arben Ristani në Report Tv: Protesta do jetë paqësore, pa çadër, mbyllet brenda së shtunës

TIRANE-Ditën e shtunë opozita do të protestojë përpara Kryeministrisë, por ditët e fundit janë ngritur pikëpyetje se cili do të jetë skenari i PD dhe LSI. Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani i ftuar në emisionin "45 Minuta" të Denis Mingës në Report Tv deklaroi se protesta e ditës së shtunë do të jetë paqësore, ndërsa pavarësisht se është lënë pa orar se kur do të përfundojë, ai theksoi se do të mbyllet brenda ditës, nuk do të ketë një tjetër çadër, si vitin e kaluar.

Protesta do të jetë paqësore. Presim një pjesëmarrje të fuqishme kundër keqqeverisjes. Është lënë pa orar jo se do të zgjasë shumë. Do të mbyllet brenda ditës së shtunë, por do të ketë kohëzgjatjen e saj normale. Sigurisht që ka njerëz që ka njerëz që duan ta shprehin revoltën më fort, por çelësi i suksesit për ne është pjesëmarrja. Mesazhi është që kjo qeveri duhet të largohet, Shqipëria nuk mund të ecë me trafikantë droge. Kështu si jemi nuk kemi të ardhme.  Në protestë janë të ftuar të gjithë, pavarësisht divergjencave janë të gjithë të interesuar për t'u bashkuar një të keqeje që na godet të gjithë njëlloj.

Arben Ristani

Por e a mbështesin ndërkombëtarët protestën e opozitës? Ristani mendon që po.

Jemi bashkë me forcat përparimtare jo vetëm në Europë, por edhe në Amerikë. Partitë simotra janë në përkrahje të PD dhe ndihet një përkrahje e tyre në të gjithë fushat, pasi PD ka treguar se është shtetformuese dhe do i vijë radha për të ardhur në pushtet dhe për këtë duhet të përgatitesh.

Arben Ristani

Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm paralajmëroi se nëse nuk do të ketë asnjë reagim nga qeveria pas tubimit të ditës së shtunë, do të ketë përshkallëzim të protestës.

Mua nuk më intereson video, por fakti që vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar për trafik droge. PS ka edhe njerëz të mirë dhe punëtorë, por Rama është i lidhur me krimin dhe trafikun. Nëse nuk ka reagim protesta do të përshkallëzohet.

Arben Ristani

PD e ka pasur përgjimin misterioz në dorë disa muaj më parë, por Ristani u shpreh se u vendos për t'u publikuar tani, pasi u verifikua vërtetësia, ndërsa shtoi se ishte edhe pjesë e taktikës opozitare. Ai shtoi se janë duke u bërë verifikime edhe për disa ministra të tjerë.

Janë bërë verifikime, edhe ne duhet të bindeshim për vërtetësinë. Na duhej të kishim një kohë për ta verifikuar dhe pastaj për ta bërë publike, në këtë mes është edhe taktika opozitare. Janë duke u verifikuar edhe disa të dhëna të tjerë që implikojnë edhe ministra të tjerë.

Arben Ristani

Basha denoncoi dje se dëshmitari 'X', është kërcënuar dhe i janë ofruar 200 mijë euro për të ndryshuar dëshminë. Ndërsa Ristani u shpreh sot se 'Babalja' në të kaluarën ka qenë shumë afër me njerëzit e PS, ndërsa nuk kanë munguar, sipas tij edhe fërkimet elektorale me PD.

Babalja? Nuk ka ndonjë ndryshim Babalja dhe vëllanë e Xhafajt, ai e ka vëllanë ministër dhe ky tjetri jo. Këta njerëz nga ai llum vijnë, por shyqyr që gjejnë kurajon që një ditë kthehen nga rruga e krimit për t'i shërbyer publikut. Është për t'u përshëndetur dhe nxitur fakti që hoqi dorë nga krimi.

200 mijë euro? Të dhënat i kemi, janë bërë shumë përpjekje për ta intimiduar për ta korruptuar dhe për të mos e lënë të dëshmojë. Kriminelët këtë punë kanë, deri në eliminimin fizik të dëshmitarit, por sa më sy hapur dhe veshë hapur të jemi të gjithë.  Ai ka qenë shumë afër me njerëzit e PS, kemi pasur edhe fërkime të vogla në fushata elektorale, e njoh dhe e di se cfarë bën.

Arben Ristani

Arben Ristani komentoi edhe grabitjen e dytë në pak kohë në prokurorinë e Durrësit. Ai e krahasoi gjendjen me kohën e Eskobarit në Kolumbi, i cili sulmonte institucionet që kishin fakte dhe prova kundër tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Galipi: 25/05/2018 03:02

    O lavdosh ja DHAME voten timonierit Ai duhet ti KONTROLLOJE gjithcka te tjeret Jane kot edhe prokurori e pergjithshe eshte Rama team keshtu qe RAMA VENDOS DHE RAMA VULOS

    Përgjigju
    • Shpellar vicidoli: 25/05/2018 05:11

      Hahaha shqupisti ja paska dhon voten Rame.

  • Albani: 24/05/2018 19:59

    Mjerisht Qeverine Rama e percollen skandale te shumeta e qe e vene ne pikepytje kredibilitetin te BE,Skand al i madhe eshte kur ndertesa e prokuroreve dhunohet nga kush pos atyre qe jane ne pushtet.Mjerisht nuk do te hapen negociatat e kete populli shqipetare e mbane ne supet e veta.

    Përgjigju
    • bledi: 25/05/2018 09:15

      kur te boni politik edhe pse nuk jeni nenpunes duhet ti kuptoni me veprimet e tyre. une ne kafe me qe me PD nuk lodhem te flas per politik sepse te PD duhet therapist edhe psikolog te kuptoni realitetin se ju ka hy semundja e rend SALi BERIsHA ne tru

    • Fredi: 24/05/2018 23:14

      Lavdosh prokuroria eshte organ i pavarur por si godine eshte institucion i rendesise se vecante dhe duhej te kishte nnhe mbrojtje solide qe eshte detyre e organeve ligj zbatuese qe varen nga qeveria. Bqshkepunim ka brenda ka patur, eshte e sigurt, por dhunumi dhe vjedhja e dokumentave hetimor brenda ambjenteve te godinesne menyre kaq te thjeshte eshte 100% faji i qeverise.

    • Lavdosh: 24/05/2018 22:41

      Per cdo gje fajin e ka Rama!!!!! Prokuroria eshte institucion i pavarur qe nuk ka lidhje fare me qeverine

  • Sorge: 24/05/2018 17:27

    Me qe nuk votuat per hapjen e negociatave me BE kure te doni ti drejtoheni rusise se si duket jeni prorus. Tani e keni treguar se jeni nje parti antikombetare. Pushtetin do ta merrni nga vitet 2028 se populli ndergjegjesua dhe u bind per drejtimin taj pro sllav E keni salo- serbin e lulo - rusin lider.

    Përgjigju
  • Ceço me Biçak: 24/05/2018 17:15

    Hej Ristani, raki ball kazani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja