Armando Broja me ekip të ri, mbetet në Premier League

Armando Broja me ekip të ri, mbetet në Premier League

Armando Broja

Armando Broja do të jetë lojtari më i ri i ekipit të sapongjitur në Premier League, Ipswich Town. Klubi nga Suffolk do të nënshkruajë me sulmuesin kuqezi të Chelsea-t, emri i të cilit është përfolur për një kalim te Everton, Milan dhe Borusia Dortumnd gjatë kësaj meraktoje.

EADT dhe Ipswich Star kanë zbuluar ekskluzivisht të enjten e kaluar se “The Tractors” kanë qenë në bisedime me “Blutë e Londrës” për të sjellë qendërsulmuesin në Portman Road.

Sot mediat lokale kanë zbuluar se një marrëveshje është arritur dhe nënshkrimi me Brojën mund të shpallet brenda 24 orëve të ardhshme.

22-vjeçari do t'i japë më shumë forcë dhe potencë repartit ofensiv të Ipswich që përfshin Liam Delap, George Hirst (do të vuajë një dëmtim në gju deri në tetor), Ali Al-Hamadi dhe Freddie Ladapo, i cili ka dalë në shitje.

Broja e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar te Fulham, ku ngeci në stol për shkak të superformës së Rodrigo Muniz. Në fillim të këtij sezoni numri i tij 19 te Chelsea i kaloi blerjes më të re, Pedro Neto, ndërsa në “Stamford Bridge” pritet të mbërrijë edhe Joao Felix.

Bomberi nga Malësia e Madhe do të bëhet nënshkrimi i 10-të i verës për Ipswich pas Aro Muric, Ben Johnson, Jacob Greaves, Conor Toënsend, Kalvin Phillips, Jens Cajuste, Omari Hutchinson, Sammie Szmodics dhe Delap.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Report Tv e paralajmëroi tre muaj më parë, qeveria i hap rrugën importit të mbetjeve jo të rrezikshme! Lista propozohet nga Ministria e Mjedisit

Report Tv e paralajmëroi tre muaj më parë, qeveria i hap rrugën importit të mbetjeve jo të rrezikshme! Lista propozohet nga Ministria e Mjedisit