Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka nisur verifikimet me iniciativë për rastin e ndalimit të avokatit Ulian Barjami. Ky i fundit u lirua nga qelia pasditen e djeshme pasi u ndalua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pas pretendimeve se kërcënoi prokurorin Gjergji Ceka gjatë seancës në Gjykatën e Elbasanit. Inspektorë të ILD-së kanë shkuar sot në Elbasan për të administruar praktikën dhe rrethanat proceduriale të ndalimit të avokatit.

Barjami u ndalua dy ditë më parë ndërsa dje Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar dje lirimin e menjëhershëm të tij. Kur materialet kanë mbërritur në Prokurorinë e Elbasanit për vlerësim, organi i akuzës ka konstatuar se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e këtij ndalimi, apo caktimin e një mase sigurimi, dhe për rrjedhojë kanë urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij. 

Sakaq, burime për Report Tv kanë bërë me dije se Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën dhe ka dërguar në Tiranë çështjen për avokatin Ulian Barjami. Pretendim është bërë konflikti i interesit pasi në çështje përfshihet dhe prokurori Gjergji Ceka, i cili ushtron funksionin e tij pranë kësaj prokurorie.

Do të merrem personalisht me ty’, është deklarata që Ulian Barjami ka bërë në seancë më 13 tetor, drejtuar prokurorit Gjergji Ceka, dëgjohet në audion e siguruar nga Report Tv. Avokati pretendonte se Ceka kishte paraqitur prova të pavërteta për klientin e tij, Maksim Suçi, i arrestuar së bashku me 13 persona të tjerë për armëmbajtje pa leje në Elbasan më 13 tetor, dhe këtu nisi dhe përplasja.

Ndalimi i Ulian Barjamit bëri që të gjithë avokatët e Shqipërisë me vendim të Dhomës së Avokatisë, të bojkotonin për 5 ditë seancat, nisur nga dje e deri më datë 25, përjashtuar këtu seancat për caktimin e masës së sigurisë.

Ndërkohë sot përpara SPAK, për Report Tv, ka folur kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, i cili falënderoi të jgithë kolegët për respektimin e vendimit. Ndër të tjera ai tha se nëse kjo situatë do të përsëritet, bojkotet e radhës do të zgjasin për muaj.

Haxhia gjithashtu vuri në dukje mosreagimin e pushtetit gjyqësor, të cilët pavarësisht se janë të mirëinformuar për rastin, nuk kanë bërë asnjë reagim.

“Mund të them që kjo ka gjetur mbështetjen jo vetëm në opinion publik por dhe tek kolegët, kemi vënë në dijeni dhe CCBE-në (përfaqësuesi zyrtar i profesionit ligjor në Komunitetin Evropian), të cilët janë të shqetësuar për këtë rast dhe janë të gatshëm të dërgojnë një ekip për të verifikuar rastin.

Në cilësinë e kryetarit bëra prezent misionin dhe qëllimin e bojkotit. Janë të lirë mendimet e gjithësecilit. Avokatia funksionon në bazë të strukturave dhe organeve drejtuese.

Falënderoj të gjithë kolegët për respektimin të vendimit të marrë nga komiteti drejtues nëpërmjet jush duke ju falënderuar që përcollët ketë situatë. Bëj me dije që jam i shqetësuar me trajtimin e çështjes nga prokuroria e Elbasanit që e mban çështjen dhe nuk e çon në prokurorinë më të afërt për shkak të konfliktit të interesave.

Qëllimi jonë nuk është për të vënë përpara përgjegjësisë  gjyqtare, prokuror apo Oficerët e Policisë Gjyqësore, por ti detyrojmë që të zbatojnë ligjin.

Lidhur me Oficerin e Policisë Gjyqësore dhe prokurorin, është në vullnetin e personit që ka qenë i ndaluar për të vazhduar procesin. Jam shumë i keqardhur drejtuesit të pushtetit gjyqësor që nuk kanë marrë asnjë kontakt dhe pe janë vënë në dijeni në rrugë zyrtare, kjo tregon inaktivitetin e këtyre organeve. Edhe klientët na kanë mbështetur. Kupa është mbushur dhe nëse do ë ketë një tjetër rast, ju garantoj që do të abandonohen të gjitha proceset për muaj”, tha Maks Haxhia.

Edhe pse avokati Barjami u lirua nga qelia ditën e djeshme, bojkoti ka vijuar nga avokatët. Sot asnjë avokat nuk u paraqit për të marrë pjesë në as në seancën paraprake për Erion Veliajn.

K.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbeni: 21/10/2025 14:31

    Avoketrit shqiptarë janë të gjithë hiena e grabitqarë të pamëshirshëm,por për rastin në fjalë avokati Bajrami është arrestuar pa të drejtë me urdhër të gjyqtares së korruptuar Strakosha(babai i saj ish kryetar i Bashkisë Himarë është dënuar nga SPAK-u si hajdut tokash) dhe prokurorit të çështjes,prandaj ata nuk meritojnë të jenë në sistemin e drejtësisë.Avokati Bajrami duhet t’i padisë të dy këta maskarenj,sepse kanë shkelur ligjin me të dy këmbët.Avokatët janë për të mbrojtur klientin e tyre,ndërsa prokurorët për të hetuar e akuzuar vetëm me prova e fakte e jo pa prova siç bëri ky prokuror leshi së bashku me gjyqtaren.Më alarmant është qëndrimi i KLGj-s dhe KLP-s që po bëjnë sehir duke mos reaguar ndaj këtij rasti flagrant.Kjo tregon se edhe këto organe janë të kalbura nga korrupsioni që nuk veprojnë për këto shkelje të ligjit.Turp për to !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?