Zyrtarë të sigurisë në Liban kanë bërë të ditur e ushtria libaneze ka arrestuar gruan dhe një nga djemtë e liderit të militantëve të Shtetit Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi. Zyrtarët nuk e kanë dhënë emrin apo shtetësinë e gruas, të cilën e përshkruajnë si një nga gratë e Baghdadit.

Ata kanë thënë se ajo dhe njëri nga djemtë e Baghdadit janë arrestuar ndërsa po bënin përpjekje të kalonin  në Liban nga Siria.

Gazeta libaneze As-Safir ka thënë se ushtria i ka arrestuar ata në koordinim me inteligjencën e huaj.

Militantët e Shtetit Islamik kanë pushtuar pjesë të mëdha te territoreve në Irak dhe Siri. Ata kanë vrarë edhe disa pengje perëndimore me prerje koke.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)