Artet Pamore në të njëjtën situatë që prej 2010-ës, Varvarica: Duhet një galeri qyteti

Studiuesja e arteve pamore Suzana Kuka Varvarica flet për ecurinë e arteve pamore në Shqipëri gjatë vitit 2018. Ajo ndalet tek veprimtaria kryesore e institucioneve, siç është Galeria Kombëtare e Arteve, Muzeu Historik Kombëtar apo edhe Artlab. Varvarica shpreh idenë se ka ardhur koha, që Tirana të ketë një galeri qyteti, ku të shkarkohen të gjitha ndodhitë e arteve pamore. 

Jam munduar që të t’i shtoj edhe t’i ndjek veprimtaritë që janë bërë si brenda edhe jashtë Galerisë Kombëtare të Arteve, edhe pse nuk më pëlqen kjo gjë se nuk kanë ku shkarkohen të gjitha krijimtaritë që ndodhin në breza të ndryshëm. Disa ngjarje ndodhin tek Muzeu Historik Kombëtar. Dua që të them, jo për këtë kryetar bashkie, por për të gjithë që kanë qenë, që mungon një galeri qyteti, sikundër e kanë të gjithë qytetet e mëdha të botës, ku të shkarkohen të gjitha ndodhitë që ka arti pamor, por edhe më shumë.

Suzana Kuka Varvarica, studiuese arti

Por ekspozitat që kam përcaktuar, ato që kam parë unë në agjendën e vet do të jenë ekspozita shumë të mira, siç ishte edhe ekspozita e Edi Hilës. Mendoj se ky burim informimi vjen pikërisht nga GKA, që është përsëri e vetmja. Por kam ndjekur edhe veprimtaritë në Artlab, e fundit ishte një veprimtari shumë e mirë, ku u mblodhën edhe artistë shqiptarë edhe të huaj, u bisedua për shumë probleme për artin. Kishte edhe vepra arti të konsumuara, por edhe mendime të reja, që vinin nga artistë të huaj që hidhnin idetë për situatën e artit të pas viteve 2000 deri më sot. Po ashtu edhe ekspozitat në Muzeun Historik Kombëtar janë artistët modernë, artistët e penelit, artistët që kërkojnë ende mbi formën edhe mbi ngjyrën, pra mbi parimet e para të artit.

Suzana Kuka Varvarica, studiuese arti

Megjithatë, kritikja e artit shton se pavarësisht ndryshimeve të reja që kanë ndodhur në Shqipëri, përsa u përket arteve pamore që prej vitit 2010, sërish situata mbetet e njëjtë

 Në Shqipëri ose Tiranën tonë, sepse ngjarjet ndodhin këtu në përgjithësi, shumë pak ndodhin në rrethe, sepse edhe kur ndodhin janë sporadike nuk janë vendimtare për të thënë se çfarë ndodh me artin shqiptar, por mendoj se ka vite, që prej 2010-ës që një situatë që na duket e re, por që në tërësi ajo mbetet ajo që ka qenë. Por vizioni që sjellin njerëzit që e drejtojnë duket sikur kemi një lloj ndryshese, por nuk mendoj se ka ndryshim shumë të madh.

Suzana Kuka Varvarica, studiuese arti

Në tetë muaj vetëm një ekspozitë, një mbyllje e drejtuesit të GKA-së duke mos dhënë informacion në atë që po ndodh. Për kalendarin dimë vetëm ekspozitën që u bë edhe atë që Flaka Haliti çel në shtator?

Keni të drejtë, nuk dua që të justifikoj këtë që po thoni ju, me atë që thashë më lartë, duke mos dashur që të hy atje ku nuk më takon, kam një ide të tillë, që duke qenë se drejtori është një person që ka jetuar jashtë Shqipërisë dhe nuk e njeh shumë mirë situatën e artit në Shqipëri edhe të backegraund në imazhe që ruan GKA. Por kjo nuk do të thotë që institucioni atje nuk punon që kjo mos të ndodhë, por unë nuk di se çfarë do të ndodhë. Di edhe unë këtë që po thoni ju, që janë shpallur katër ekspozita. Një është autor gjerman edhe këtë  po e shtoj unë, por është edhe ekspozita ndërkombëtare “Onufri”. Jam plotësisht dakord se shtatë apo tetë muaj me një ekspozitë është një kohë shumë e madhe, por duhet hapur edhe një parantezë tjetër, se në muzetë e botës punohet me një kohëgjatësi për të ekspozuar një artist të mirë. Siç është një artist i mirë Edi Hila edhe këtë nuk mundet që ta mohoj kurrsesi. Edhe nëse GKA ka arritur në këtë stad, bëri edhe dy biseda të kuratortëe për artistin. Një publik i ngushtë, sepse biseda të tilla bëhen në të gjithë botën të tilla, për një publik të ngushtë. Në këtë pjesë GKA është në hapa shumë të mira. Por që vazhdon që nga janari deri tani në gusht të jemi me një ekspozitë, atëherë bordi, drejtori apo ministria duhet që të jap më shumë informacion medieve se përse po ndodh kjo.  Por unë mendoj se mosnjohja apo një lloj rikonstruksioni që duhet të bëhet, sepse mos të harrojmë se disa drejtorë më parë kanë krijuar imazhin e linjës së galerisë, duhet rikrijuar, por kjo nuk bëhet menjëherë. Brenda unë nuk e di nëse kjo po ndodh. Nëse është duke u punuar për këtë të gjitha mediet duhet që ta japin si informacion, që mos ta lënë medien që të aludojë.

Për mua Edi Hila është një artist që duhej njohur në thellësinë e tij edhe mendoj se u bë, por që u bë për një kohë të gjatë jam sërish me ju, se duhet që të bëhej në një kohë më të shkurtër. Por mendoj se informimi për mediet që të jetë koherent, çdo gjë që ndodh në institucionet tona kulturore duhet që të jetë në medie...

Ekspozita e dytë për këtë vit në Galerinë Kombëtare të Arteve do të çelet në datë 7 shtator dhe do të zgjasë deri në muajin nëntor, për t’ja lënë më pas radhën edicionit të XIV të ekspozitës ndërkombëtare “Onufri”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj