Artisja Justina Aliaj lë spitalin COVID: Kam kënduar gjithë kohën në kokën time 'këngën e mjekut'! Kam hyrë pa ndjenja, sot dola 'me këmbët e mia' (VIDEO)

TIRANË- Intervista më e bukur, më e emocionuese, sepse sot i drejtohet një publiku që më shumë se kurrë e ka mbështetur. E ka mbështetur në artin e saj, por nuk e braktisi as në luftën që zhvilloi me COVID-19.

Artistja e madhe Justina Aliaj, ka lënë sot spitalin "me këmbët e saj", moment i filmuar nga kamerat e Report Tv dhe gazetaren Doris Sallaku, ku ka rrëfyer edhe ditët e vështira në spital. Aliaj rrfen se ishte futur në ambientet e këtij spitali krejtësisht pa shpresa se do mund të dilte më nga aty, por mjekët i qëndruan pranë dhe bënë të mundur që ALiaj të përjetonte këtë moment.

"Jeni mësuar duke më parë në intervista artistike, kjo është intervista më e gëzueshme në jetën time, dalë nga spitali e lirë, nga COVID, kam hyrë pa ndjenja dhe doktorët më premtuar se do dalësh me këmbët e tua, siç po dal. Erdha në këtë spital më përpuqi zoti me dermanin, ka qenë një eksperiencë që nuk e njihja, ka qenë shumë e mirë dhe e lodhsme, mbase i kisha humbur të gjitha shpresat, doktorët mi rikthyer. Në këtë derë të Infektivit unë shpëtova nga doktorët që me morën në dorë, dhe nga fjalët e doktorëve qëmë sollën fjalën tuaj. Nuk kishte gëzim më të madh kur më vinte fjala jua. Falenderoj stafin e këtij spitali, falenderoj doktorët nga fëmijët e mi që shpëtuar nënën time. Nuk do harroj kurrë, Najada Çomon, ajo më ka shpëtuar, më ka shpëtuar kujdesi i pafund i Ritës, që nuk e dija në çfarë pozicioni rrite kur hunte në një dhomë, sanitaret, infermieret. Pashë këtu që betimin e Hipokratit këta e kanë bërë me të vërtetë. Nuk do harroj kurrë që janë heronj direkt. Më falni që jam e emocionuar, një dëshirë kam është e zorshme e tmerrshme të hysh në këtë derë për fajin tim apo tënd për një maskë. Është jeta juaj në dorën e saj maske, të vini të shini se çfarë kam parë, edhe vdekje dhe të gjithë të mirat dhe të këqijat", ka rrëfyer Aliaj.

Tingujt e muzikës i ka pasur gjatë gjithë kohës me mendjen e saj, madje me jurinë që po  ashtu "ishte në kokën e saj" ka zgjedhur edhe këngën më të bukur "Kënga e mjekut" e kënduar nga Anita Take.

"Këto ditë në kokën time dhe jurinë, që ishte po në kokën time, kam shpallur këngën më të bukur në botë, është kënga e mjekut", tha ajo.

Justina Aliaj rezultoi pozitiv me COVID më 12 nëntor. Kanë qenë miqtë që bën të ditur lajmin, teksa u lutën për shëndetin e saj. Më herët ajo nëpërmjet një video mesazhi bëri apel që të mbahej maska sepse "maska është jeta jonë".

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 09/12/2020 18:52

    Te shkuara!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë