Repolitix/ Aleati i Bashës akuza të forta: Numëruesit e PD më morën votat! Stojku: Shkarkimi i Metës për të mirën e Shqipërisë

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, i cili kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit në koalicion me PD-në, ka hedhur akuza se ka patur lëvizje votash brenda kampit të djathtë.

I ftuar në "Repolitix", ai u shpreh se numëruesit e PD kanë marrë vota e tij e dhe ia kaluan kandidatëve të tjerë në garë.

"Unë e pata një shans sepse u rreshtova në koalicionin opozitar, sigurisht vendi im i 28 në Tiranë nuk ishte vendi që unë meritoja sepse vota te partisë sime, dy mandate sipas statistikave në të gjithë Shqipërinë, PD i mori dhe unë kërkoja 1 mandat, gjysmën e asaj që meritonim. Por në një zonë të caktuar që sigurisht ishte  e pamundur për ta marrë kur përfaqëson një parti të vogël, aty brenda ishte paragjykimi. Ajo që më ka shqetësuar më shumë është se edhe brenda, këta numëruesit e famshëm apo biznesmenët sezonal të numërimit të votave kanë marrë votat e mia dhe i kanë transkriptuar te kandidatë te tjerë në garë, të PD sigurisht. Brenda kampit ka patur lëvizje votash, vota e mia janë cenuar. Nëse unë marr një votë, unë nuk e perceptoj të ngacmohet vota dhe kur flasim për lirin ë e votës, duhet të jetë shumë dimensionale, nuk është vetëm kur nuk ngacmon PD të PS dhe anasjelltas", tha ai.

I pyetur nëse kjo do të cenojë marrëdhëniet e tij me PD, Roshi u shpreh se ky nuk është qëndrim politik i PD, por se ka ndodhur për shkak "të interesave të vogla të numëruesve".

"Numëruesit janë individë që mund të frustrohen nga interesa të vogla të kandidatëve të tjerë që janë në garë", shtoi ai.

Kujtojmë se akuza për vjedhje votash brenda kampit ka bërë edhe Nard Ndoka, i cili është shprehur më parë se demokratët kanë marrë votat e tij personale në Shkodër, e se madje komisionerët e tyre kane qenë të shitur.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
Stojku në Repolitix: Shkarkimi i Metës për të mirën e Shqipërisë

Edmond Stojku, i cili ka qenë edhe anëtar në Komisionin parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës, tha se ky vendim u mor për të mirën e Shqipërisë dhe në mbrojtje të interesave të vendit. Stojku tha në emisionin ‘Repolitix’ se shkarkimi i tij nuk ka qenë një proces i thjeshtë, por ishte një proces në shërbim të vendit, ndërsa shprehu bindje se dhe Gjykata Kushtetuese do të vendos për shkarkimin e tij.

“Absolutisht se në gjithë botën numërohen me gishtat e dorës proceset për largimin e Presidentit. Në kemi hyrë në këtë proces për të mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe kushdo që është kundër Shqipërisë, parlamenti duhet ta marrë në konsideratë. Fakti që u shkarkuar dhe 104 deputetë votuan por mendoj se vendimi në radhë të parë është bërë politike dhe më pas teknike e juridike që do e shikojë Gjykata Kushtetuese. Ky nuk ka qenë një proces i thjeshtë dhe as i lehtë dhe as për inat të dikujt, por një proces në shërbim të Shqipërisë”, tha Stojku.

Kuvendi mbylli sot dhe legjislaturën e 9, që shënoi 4-vjeçarin 2017-2021. Ky kuvend nuk ka qenë aspak i zakontë dhe ajo për të cilën do të mbahet mend është edhe shkarkimi i presidentit Ilir Meta, i pari në historinë Shqipërisë. Shkarkimi i tij u votua me 104 vota pro më 9 qershor 2021. Pas vendimit të Kuvendit, i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë përfundimisht për shkarkimin ose jo të tij. Nëse edhe Gjykata Kushtetuese vendos për shkarkimin e tij, Ilir Meta bëhet kështu Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm