Asgjësohen rreth 2000 bimë narkotike në Shkodër, në hetim kryeplaku i fshatit Bardhaj

Asgjësohen rreth 2000 bimë narkotike në Shkodër, në hetim kryeplaku i fshatit Bardhaj

Asgjësohen 1967 bimë të dyshuara kanabis, në kuadër të megaoperacionit policor i koduar “Territor i pastër'.

Bimët narkotike të mbjella në një tokë u zbuluan nga policia e Shkodrës në fshatin Bardhaj. Në lidhje me zbulimin e parcelës policia ka vënë në hetim   kryetarin e fshatit Bardhaj,  A. F., 39 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. 

Ndërkohë në komisariatin e Policisë së Vaut të Dejës, gjatë kontrollit në territorin e fshatit Vasijaj, bashkia Vau i Dejës, evidentuan 91 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të mbjella në tokë, të cilat u asgjesuan me anë të djegies. 

Policia thotë se po vijon punën për identifikimin e trafikantëve.

Sakaq specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër” ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. M., 37 vjeç. Gjithashtu, pas konsultimit me prokurorin, proceduan në gjendje të lirë vëllanë e tij, shtetasin N. M., 42 vjeç.  

'Këta shtetas ishin shpallur në kërkim  në kuadër të fazës së parë të megaoperacionit “Territor i pastër”, si rezultat i të cilit, u goditën 11 raste të kultivimit të bimëve narkotike, u asgjësuan 19 300 fidanë cannabisi, si dhe u sekuestruan 97 kg cannabisi (në trajtë çokollate dhe boçeje), 2160 fara cannabisi dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Humbja me Italinë në Euro 2024, Sylvinho: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin! Falenderoj tifozerinë kuqezi

Humbja me Italinë në Euro 2024, Sylvinho: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin! Falenderoj tifozerinë kuqezi