At Gjergj Fishta, kolosi i pamohueshëm i kombit shqiptar

At Gjergj Fishta, kolosi i pamohueshëm i kombit shqiptar

Gjergj Fishta

Më 30 Dhjetor 1940 vdiq, Ai,që do të identifikohej me veprën e t'ij, si identiteti i ndërgjegjes shqiptare. Më 23 Tetor 1871 në Fishtë të Zadrimes,lindi Fishta. Prindët e pagëzuan me emrin Zef.Jetën e filloi si një bari. Shkollën e mbaroi në Kuvendin Françeskan të Troshanës, studimet i mbaroi në Shkodër, ku kishte mësonjës poetin arbëresh Leonard de Martini. Më 1886 studioi për filozofi e teologji në Manastirin e Sutjekës Bosnje, ku u dorëzua dhe prift. Më 1893 rikthehet në atdhe, tashmë jo me emrin e tij të lindjes Zef pasi në Guçagorë më 1886 kur ishte prift sipas normës ligjore të rendit françeskan emërin nga Zef e ndërron me Gjergj. Këtë emër ndoshta nuk e zgjodhi rastësisht. Meshën e parë e celebroi më 26 shkurt 1894 në Kolegjin Françeskan të Troshanës, ku dhe dha mësim. Më 1894 emërohet famulltar në Gomsiqe të Mirditës. Më 1899 krijoi Shoqatën “Bashkimi” bashkë me abatin e Mirditës Preng Doçin e romancierin Dom Ndoc Nikën.

Më 1902 drejton shkollën françeskane, ku mësimin nga italisht e kthen në shqip. Në 1905 botoi librin e parë “Tek Ura e Rrzhanicës” i ndihmuar financiarisht nga Faik Konica, pasi ishte miku i tij më i mirë, dihet se dhe shkrimet e para Konica ja botoi tek gazeta "Albania".Ne kujtimet e tij Konica thotë se : “Nuk ka gjë më të bukur se të sodisësh natyrën e pyjet e veriut, por ato bëhen më madhështor kur në krah ke një njëri virtyoz si Gjergj Fishta” Më 30 dhjetor 2018 mbushen plot shtatëdhjet e tetë vjet kur ndaloi dora e pushoi së rrahuri zemra e Kolosit të Kombit, njeriut të pa-epur, gjeniut të shpirtit shqiptarë, At Gjergj Fishta.i cili dhe me vdekjen e tij arriti të japë ata që shqiptqrët e kishin kaq për zemër, bashkimin. Trupi i tij, doli nga spitali ku dha jetë duke e drjtuar drejt kishës. Aty do mbahej ceremonia mortore sipas ritit françeskan. Rrugën ja prenë myslimanët, të cilët, e morën në krah duke e kaluar nëpër rrugët e rrugicat e lagjeve të tyre dhe më pas, duke marrë pjesë në varrimin e tij. Ky gjest tregoi më së miri se Fishta u takonte dhe ishte i të gjithëve. 

Jo vetëm brezi ynë, por edhe brezat e më vonë, ndofta dhe kur Ballkani do të jetë pa kufinj, do të pyetet rreth Fishtës,- pse u luftua Gjergj Fishta, kush donte dhe kujt i duhej lufta kundër tij? Përgjigjen e pyetjes e gjen jo vetëm në sundimin totalitarë-ideologjik të 50 viteve në Shqipëri, por dhe në zhvillimet nacionale,politike të Ballkanit sot. Po të dish ta lexosh realitetin, që kur Fishta u rropos, u fye, ia hodhën eshtrat barbarisht në lumin Kir, iu vu epiteti i të “Mallkuarit”, qoftë dhe në zhvillimet e sotme, pamja është e qartë, veçse don të shkruhet me të vërtetën dhe brenda të vërtetës së saj.

Mohimi i Fishtës i duhej nacional-shovinizmit ekstrensiv lindore sllavo-rus, të cilët synonin apo kishin vullneti dhe egërsinë e konservuar për ta mbajtur dhe me monedhën e gjakut zgjerimin e perandorisë sllavo-sërbe, qoftë në masën e njohu të Konferencës së Londrës 1912-1913, me synimin për t’ju bërë prani deri në Adriatik,kur e shihnin se Fishta ishte shndërruar në një llogore dhe në një instikam të fortë tek të gjithë shqiptarët. Armë më e fortë që ju jepej në dorë me mohimin dhe sulmimin e Fishtës, nuk mund të gjendej dot, që mund t’jua dhuroje kundërshtarëve patologjik të Shqipërisë dhe të Çështjes së tyre.

Oreksi i Grashaninit, i cili në shekullin e nëntëmbëdhjetë hartoi dhe bëri publike hartën e parë për të ashtuquajturën "Serbia e Vjetër", është po një realitet i ri dhe i ricikluar dhe tek shkrimtari i dëgjuar sërb Vuk Drashkoviç, i cili në romanin "Bajoneta" e shtrinë Serbinë deri në Turqi. Ashtu si Sërbët edhe Grekët nuk ja falnin Fishtës pohimin dhe vërtetimin e pa mohueshëm që ai i bënte kufirit jugorë të Shqipërisë të cilin e shpreh mëse qartazi si në shkrimet e tija por dhe tek “lahuta Malcisë” ku ai vetë e ngre zërin e tij te fuqishëm duke deklaruar boterish se ai shtrihet deri në Artë.Pra mohimi i Fishtës i duhej fqinjëve të Shqiperise si në Veri ashtu dhe në Jug të cilët i mbajnë mbathur këpucët për ta shkelur krejt Shqipërinë, në ditët e luftës dhe në ditët e paqës.

Fishta është modeli më i përshtatshëm, ku moto-kredoja individuale e tij “Atdheu është ligji, Kombi është hyjni dhe Liria është vyrtyt". Një moto të cilën autori e rrespektoi dhe e ushtroi më shumë personalitet gjith jetën e tij. Ai është një personalitet i tillë, që përveçse krijimtaria e tije i ngjan epokës, por akoma më gjerësisht ai është një i tillë personalitet dhe kontribut, ku epokat sintetizohen në një, duke qenë po kaq aktive, reale dhe produktive. S’ka aspak dilemë, ku Gjergj Fishtën e quajnë “Dimensioni Shqiptarë”, jo vetëm për kohën kur ai kontribuoi, por edhe pas tij, kur një gjysëm shekulli bedelët lindorë dhe ata sllavë, hodhën baltë mbi të.

Baltë ju hodh dhe nga vetë jezuitët. Ata nuk ngurruan që Fishtën ta denënconin. Pikërisht Giuseppe Valentini I cili u konvertua në Shqiptar dhe i njohur si At Zef Valentini. At Valentini shkroi letra të gjata, ku denënconte pranë Vatikanit qëndrimet e Fishtës. Jo vetëm që në shkollë fliste gjuhën shqipe, por dhe se shfaqte ndjenja të theksuara kombëtarie. Kjo bënte që në emër të Jezuitëve të shqipërisë denanconte françeskanin At Fishtën se udhëhiqej nga motoja “Komb dhe Fe”. Kjo ishte dhe kontradita më e madhe ndërmjet jezuitëve dhe françeskanve. Ishte mënyra më e keqe për të sulmuar apo spiunuar një shqiptar të mirë.

Akoma më shumë dhe sot, kur kompleksi ndodhjes së Shqipërisë në kompleksin lindorë apo perëndimorë. Është në një tranzicion të stërgjatë dhe të dhimbshëm, kjo bëhet më e lexueshme dhe e vërtetuar në kohë. Fishta ka qenë dhe vazhdon të mbetet ajo pjesa më e nevojshme dhe më aktive që i duhet në të gjitha rastet Kombit, historisë, të shkuarës dhe të ardhmes. Fishta, më mirë se sa cilido tjetër njeri i dëgjuar i Shqiparisë, ai u vendos në një pozicion të tillë intelektual, i cili vuri në shërbimin e tij më të plotë talentin, aftësinë, arsimin, njohjen,diturinë dhe të gjitha mundësitë që i krijoi koha atij si një njeri me reputacion të madh shpirtërorë, politik, diplomatik dhe ndërkombëtarë. Në kët pozicion Fishta meriton të jepet në të gjithë kompleksin e tij, ku kohët u ndërthurën dhe u sollën po ashtu si kundër Shqipërisë dhe kundër tij. Kjo e shpjegon më së qarti atë lidhjen e madhe dhe plazmatike, që Fishta e pati me vendin e tij, me historinë dhe më prosperitetin e vendit të t'ij.

Ashtu siçi pati armiqtë e tij të betuar, të gjithë armiqtë tradicional të Shqipërisë. Një studiues i Fishtës flet kështu për të :"-Të flasësh për Fishtën është njëlloj sikur të flasësh për punët e Shqipërisë, për punët e saj të vona, për punët e saj të sotme." (S.Çapaliku. At Gjergj Fishta "Kombi-Letërsia-Gjuha", Studime Shqiptare, nr.6, 1997.fq 9) Studiuesi nuk është aspak i tejkaluar, por dhe as i munguar, ai është real kur shprehet kështu për Fishtën, pasi në tabanin e Atdheut, të gjitha fushat, që ndërtojnë personalitetin e Fishtës, janë gjërat më parësore dhe që i janë dashur dhe që ende i duhen Shqipërisë.

Në kohën kur Gjergj Fishta filloi aktivitetin e tij letrar, fetar dhe atë atdhetarë, Shqipërisë i duheshin gjithëçka. i duhej për ti kënduar të kaluarës në preludin kur Fishta u bë poet. i duhej fetari i mirë, fetari i besimit më prestigjioz dhe autoritarë,besimi me të cilin lidhej një pjesë e identitetit të lashtë shqiptarë, jo vetëm në Ballkan, por dhe në një kuadër më të gjërë evropiane. Shqipërisë në këtë kohë i duhej atdhetari, sepe nuk ka shqiptarë, që nuk e di historinë dhe luftën shqiptare për të mbi-ekzistuar, që nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë njëzet dhe në vazhdimin e shekullit tonë sot.Të gjitha këto u organizuan, u glorifikuan dhe qenë aktive në shkallën më të lartë të forcës, të fuqisë, mundësisë dhe vullnetit prej titani të Fishtës. Në këtë rast as fetari nuk e mohon poetin, as atdhetari nuk e zbeh fetarin, tek Gjergj Fishta.

Prandaj Fishtën e njohin të gjithë. E deshën dhe ja mësuan përmendësh vargjet, pavarësisht se shumica e shqiptarëve në atë kohë ishte analfabete. Këtu qëndron dhe forca e veprës së tij, ai u kthye në një MIT për së gjalli, prandaj e rrespektuan katolikë dhe myslimanë, e nderuan dhe u pikëlluan të gjithë me vdekjen e tij. I lindur fenomen dhe i qenë po i tillë, Fishta e "rroku" mentalitetin shqiptarë me realizmin e shkëlqyer dhe atë të kritikës, prandaj dhënia e tij plotësisht ashtu siç ai e meriton është një nga gjërat më të vërteta të studiuesit, kritikut, dhe historianit. Fishta qe dhe mbetet njeriu më i plotësuar në angazhimin e kohës. Duke patur brenda frymëmarrjes dhe asosacionit. 

të t'ij të fuqishëm gjithë hapësirën shqiptare (përveçse ai ka një aktivitet shumë-fushësh F.M.) , ai do të jetë dhe një potencial i shumë-gjinish. Që më 1891, kur ai do të jepte meshën e vet të parë si Frat në Troshan, e deri në ditën e vdekjes, gjithë kalendari i historisë shqiptare (ai më i rëndësishëm), ka në vlerën e vet veprimtarine dhe kontributin primarë të Fishtës. Penëtari i madh do të lëvrojë brenda koncepteve estetike, por dhe në ato kohore të marrdhënieve social-historike të vendit, me koncepte dhe një bazë të konsoliduar gjuhësore, estetike, epikën, lirikën, satirën, kritikën,dramën dhe publiçistikën.

S’ka vit që të mos ketë një ngjarje fishtjane në Shkodër dhe në Shqipëri, ku Fishta të mos jetë shquar me forcën dhe veçorinë e vet.Ai ishte një polemist i tempit burrërror i pa mëshirshëm kundër atyre që kërkonin të hidhnin baltë,përfitonin e të bëheshin qelepirxhinj vetëm e vetëm për përfitime personale apo të momentit.Kjo duket qartë në artikujt polemizues, si me Hilë Mosin ashtu dhe me Ismet Totën. Shumë kush kërkonte( e ndoshta edhe sot kërkojnë) që t’ia ulin vlerat nëpërmjet kritikave sureale të veprave të tij në emër të kombëtarizimit. Atij kombëtarizimi që vetë Fisha jua kishte mësuar , dhuruar, e trashëguar nëpërmjet veprave të tij.

Duke u shndërruar në personalitetin e krijuesit prodhimtarë dhe të cilësisë të lartë, arti fishtjan do të kthehet dhe do të mbetet në vlera të ndërgjegjes sonë kombëtare dhe modelin i artit elitarë të lexueshëm për të gjithë. "Lahuta e Malcisë"(e nisi më 1905 dhe e mbaroi më 1937) ëshët preludi më madhorë , ku përmes një epike të gjallë rroket në mënyrën më universale, Shqipëria dhe shqiptarët ashtu siç kan qenë në histori dhe siç është në realitet .Stili kritik , polemist, por i qartë dhe i pa-tolerueshëm në fakte, e bën "Lahutën e Malcisë" një nga gurët më të çmuar të interpertimit triumfalist të dashurisë për Shqipërinë, por dhe vëmendjen më reale të shqiptarëve , që u frymëzuan maksimalisht prej saj.

Stili luftarak është pjesa më e pa-kompromentueshme e realitetit shqiptatrë të kohës.Në këtë vepër e mori spunton dhe Albanologu i shquar, Përkthyesi virtuoz i “Lahutës Malcisë”në gjermanisht Dr. i Filozofisë Klasike Maximilian Lambertzi (1882-1963 ), Ai shkruan më 1922 se: “Fishta është poeti më gjenial që deri më sot ka dhënë Shqipëria Ai është Epiku më i madh i shekullit, Homeri Shqiptarë dhe Lahuta Malcisë është Iljada shqiptare”.( Gjergj Fishta: “Laute des Hochlandes” Leipzig 1948.

Fishta është ironik dhe drmatik "Gomari i Babatasit" në satire dhe "Juda Makabër" në dramë (gjithsej shkroi 9 drama).janë modele të shkëlqyera të nevojës dhe domosdoshmërisë që kishin kushtet shqipatëre në këtë kohë për këto. Ka një kijimtari që rrallë kush ka arritur t’i bëjë aleatët dhe "armët " e krijuesit në rrafshin folklori, legjendarë,fabulistik,atë mitologjik,klerik,biblik,të cilët në fund të fundit krijuan një art real dhe modern. Askush sa Fishta nuk u mundua dhe nuk krijoi për Atdheun, në të gjitha fushat ku janë radhitur personelitete të mëdha shqiptare. Koha e evidentoi atë, një gjuhëtarë të mirë.

Më 1908, ai punoi për shqipen e përbashkët, fjalorin, alfabetin, dhe në Kongresin e Manastirit ai do të jetë Kryetari i komisionit të Alfabetit shqip, ku nga trmbëdhjetë pikat e shtruara prej tij nënëtë u aprovuan.Për këtë arritje,kur Abati I Mirditës u njoh,ai do të thosh:- Është nder për mua që nxënësi im ka arritur një sukses kaq të madh për alfabetin tonë shqip”. Në gjuhë Fishta , shihte një nga themelet e shtetit dhe të vendit të vet. Krejt krijimtaria e tij e glotrifikon me madhështi gjuhën shqipe. Ajo është e denjë " për me ba ç’asht ma mirë punë për atdheun dhe për Shqipninë , për Zotin dhe për njerin". Më 1909 Botoi vëllimin poetik “Pika Voeset”,dhe më 1913 mbaroi “Mrizin e Zanave”.

Me 1913 themeloi revistën "Hylli i Dritës",ku ishte Drejtor i saj deri kur vdiq, Më 1916 themeloi gazetën "Posta Shqypnisë”(1916-1918),e po më 1916 punon për themelimin e “Komisionit Letrarë’,Në këtë vit , ngre shtypshkronjën françeskane dhe bashkë me Luigj
Gurakuqin e instalon këtë shtypshkronjë, çka donte me i thanë se të gjitha këto i krijuan mundësinë me ishërby vendit, shpirtit,moralisht , mendërisht e kulturalisht. Më 1917 krijoi me Luigj Gurakuqin i cili ishte Drejtor i Përgjithshëm i Arësimit “Komisionin Letrarë Shqiptarë". Ai ka dhe vepra të pa botuara siç është vepra satirike “Kur pata kenë ba Papë” Këtu Fishta parashkruan me mjeshtëri një ëndërr të tijën që e kishte parë. Ai ka kurajon të godas priftërinj, rregulltarë e deri Ipeshkvi me emra të cilët kishin nevojë për reformë.Ky ishte një virtyt i tij. Ai kishte kurajon të dilte hapur pa ndrojtje e të kritikonte çdo të metë apo gabim qoftë ky dhe kishtarë.

Fishta është mohuar dhe groposur ashtu siç din të groposë një shtet diktatorial..Askush më shumë , më mirë dhe më bukur se sa Fishta nuk e pasqyroi dhe nuk e ngriti në art këtë popull me të kaluarën e vet. Askush më shumë se sa ai nuk mund të hyjë në "thelat" e shpirtit­. Ishte ai që bëri të mundur lidhjen me drita me rastin e vitit të ri të kishës me xhaminë e qytetit.kjo ishte një lidhje sa simbolike por shumë domethënëse nga ana shpirtërore dhe kombëtare.Një mëndje si e Fishtës shpejt do të bëhej autoritet i Kombit, jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë tij. Ai bëhet politikan dhe mbetet i shquar në këtë fushë . Më 1919 caktohet Sek. i Përgjithshëm i komisjonit shqiptarë që do të përfaqësonin Shqipërinë në
Konferencën e Paqes në Paris.

Më 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës, më 1921 zgjidhet nënkryetar i parlamentit të parë shqiptarë.N/kryetar i Komisionit të Arsimit si dhe Kryetarë i Komisionit të Buxhetit. Po në këtë vit themeloi Liceun Françeskan në Shkodër. Gjithë njohjen e tij në Botë , Fishta u përpoq që ta shfrytëzonte në të mirën e Shqipërisë, që kanosej nga një copëtim i ri, Më 1922 me cilësin e politikanit, shkon në Nju York dhe bëri njohjen e pare diplomatike të Shqipërisë në SHBA. Nuk pati fushë dhe dimension iintelektual, që nuk preku Fishta. Në të gjitha ka qenë më i dëgjuari. Në disa ka influenca ndërkombëtare.Ka qenë përfaqësuesi virtuoz i Shqipërisë.U detyronte rrespsktonin dhe t’ja njihnin vlerat kundërshtarët e tij.Adhuruesit e tij e shndërruan në “MIT”, sepse Fishta qe njeriu, poeti dhe mëndja që me artin e tij poetik krijoi mitin e qëndresës shqiptare.

Më 1930 në Konferencën Pan Ballkanike përfaqësonte të dërguarin e Shqipërisë. Në vitin 1939 zgjidhet akademik i Italisë. Ky ishte dhe moment kur Fishta propozohej për her të trete si kandidat për çmimin nobel. Më 1940 zgjidhet anëtarë i studimeve shqiptare.Duhet theksuar se Fishtë u munduan ta paraqisnin si një filo Italian gjatë gjithë jetës së tij. Përgjigjen e kesaj akuze Fishta ja dha jo me fjalë por me vepra pasi,që nga 7-të prilli 1939 kur itali pushtoi Shqipërinë e deri në ditën e fundit të jetës së tij ai nuk shkroin e nuk doli në asnjë çast. Kjo tregonte më së qartazi se ai kurrë nuk u pajtu me pushtimin e vëndit por,mbeti në një pikëllim të pa shpresë.

Të gjitha çfarë duhet të thuhet për Fishtën, që më 1894 e deri më 30 dhjetor 1940, kur vdiq si fetarë, poet, lirik, dramaturg,komediograf, gjuhëtarë, historian, politikan, e diplomat, në të gjithë këtë aktivitet ka nëj strukturë funksionale ku secila më vehte
ka më pak fuqë dhe peshë se sa ato kur i merr në lidhjen e tyre të përbashkët.

Kështu ndodh me mëndjet e mëdha dhe me shpirtrat e ndjeshëm. Fishta qe një unifikim i lidhjes në një strukturë për Kombin të gjitha pjesët që përbëjnë personalitetin e tij. Gati 50 vjet. Fishta kontribuoi duke qenë njeriu më produktiv ndër shqiptarët, për 50 vjet u luftua me çfarë është e mundur të luftohet një "heretik".

Edhe pas diktaturës përsëri vendi që i është dhënë lw shumw për tw dëshëruar. Mungesa e respektit ndaj tij, u duk që kur ju bë rivarrimi i eshtrave të tij. Shumwkush nga personalitetet e larta të vendit nuk denjuan të merrnin pjesë pavarësisht se sot ata flasin e bërtasin për të (kujt i duhet, kuptohet),sikur e njohin,sikur digjen e përvëlohen për të. Kjo “dashuri” u pa qartazi kur u hap ekspozita e Marubit me rastin e 100-vjetorit të Pavarsisë. Në këtë pavion të gjitha fotot kishin nga një përshkrim mbi veprimtarinë e tyre patriotike.

Të vetmes foto që i mungonte mbishkrimi për veprimtarinë e tij ishte ajo e Gjergj Fishtës. Të paktën ideatorët nuk kishin harruarr të vendosin thjeshtë emrin, dhe po të mos ja kishin vënë Fishta përsëri do njihej e do detyronte çdo vizitor të ndalonin para portretit të tij, i cili ishte sa fisnik aq dhe madhështor. Pavarësisht nga këto, përsëri Fishta u duhet të gjithëve, dhe sot. Ashtu siç u duhej dje kur ai ishte i gjallë…..

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 29/12/2018 13:59

    Sakte!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’