SARANDË- Një sherr brenda në fshatin Gjashtë të Sarandës, që përfundoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit, i ka marrë jetën pronarit të një karburanti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në lokalin e karburantit “Vëllezërit Ismaili sh.p.k,” dhe viktimë ka mbetur pronari Rexhep Ismaili 66 vjeç, i cili ka marrë 1 plumb në kokë. Ndërkohë, një person tjetër i paidentifikuar ende, ka mbetur i plagosur por nuk është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital.
Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta, por policia thotë se fillimisht sherri mes disa personave ka nisur me përdorimin e sendeve të forta, për motive që ende nuk dihen. Më pas, brenda lokalit të Rexhep Ismailit, i cili ishte në tavolinë me disa persona të tjerë, ka pasur edhe shkëmbim zjarri.
Dyshimet janë se ka qenë autori, Lulzim Tabaku i pari që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me plumb në kokë 66-vjeçarin Ismaili, i cili rezulton të jetë edhe kryetar i Shoqatës Çamëria në Sarandë. Në këtë moment, personat që kanë qenë në tavolinë me Ismailin janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe mësohet se një tjetër person ka mbetur i plagosur.
Pas vrasjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Blutë e Sarandës kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat do t’i ndihmojnë për të zbardhur dinamikën e sherrit si edhe për të bërë të mundur identifikimin e personave të tjerë që janë përfshirë në ngjarje bashkë me autorin Tabaku,
Po ashtu, policia po ushtron kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur. Nuk përjashtohet mundësia që autorët të jenë larguar nga Saranda, pasi fshati Gjashtë ku ndodhi vrasja ndodhet në dalje të Sarandës.

Policia e Sarandës ka reaguar për vrasjen e Rexhep Ismailit, i cili u qëllua me plumb në kokë në lokalin e tij. Policia thotë se ka identifikuar autorin, Lulzim Tabaku dhe është shpallur në kërkim. Ndërkohë, nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i paidentifikuar, i cili është larguar bashkë me autorin.
"Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit Rexhep Ismaili, gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit, mes disa personash, ku fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi Rexhep Ismaili, 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë.
Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar.
Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi Lulzim Tabaku ka vrarë me armë zjarri shtetasin Rexhep Ismaili dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt.
Njëkohësisht, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes", njofton policia.

Rexhep Ismaili është ekzekutuar me armë zjarri brenda në lokalin e karburantit në pronësi të tij në fshatin Gjashtë të Sarandës. 66-vjeçari ka qenë në tavolinë me të tjerë persona kur autori ka hyrë i armatosur dhe e ka qëlluar për vdekje.

Report Tv ka siguruar foton e Rexhep Ismailit 66 vjeç, i cili është ekzekutuar mbrëmjen e sotme pranë një pike karburanti në pronësi të tij me plumb në kokë.
Komente









NA MOREN NE QAF NGELI SHOQATA PA KRYETAR
PërgjigjuImagjino, e kane vrare ne vendin e tij me te sigurt. Ne fshatin e tij, ne pronen e tij, lokalin e tij, mes miqve te tij te gjtihe te armatasur. Aq mjafton sot, nje pistolet dhe vullnet i hekurt per ta perdorur. Si skene e Kill Bill.
Përgjigju