Atentati ndaj Agron Pukës para shkollës në Lezhë, arrestohet Amarildo Kola! Nën hetim 6 personat që ishin me të në lokal

Atentati ndaj Agron Pukës para shkollës në Lezhë, arrestohet Amarildo Kola! Nën hetim 6 personat që ishin me të në lokal

Polica ka arrestuar ditën e sotme, 31- vjeçarin Amarildo Kola, i cili më 6 mars të këtij viti tentoi që të vriste Agron Pukën, para shkollës në Rrilë të Lezhës, sapo la dy fëmijën në shkollë.

Dyshohet se në atentat morën pjesë 4 persona të maskuar, 3 dolën jashtë nga makina, dhe njëri  e qëlloi, ndërsa Puka mori vetëm një plumb në shpatull dhe arriti që të mbijetojë.

Policia bënë me dije se, Amarildo Kola është arrestuar në një lokal në Laç ditën e sotme, teksa me vete iu gjet edhe një pistoletë, e cila i është sekuestruar, po ashtu edhe krehri i saj, 15 fishekë, 2 automjete, 2 celularë dhe një shumë parash.

Gjykata e Lezhës i kishte caktuar Amarildo Kolës masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “ dhe akuzohet për atentain ndaj Pukës në bashkëpunim me Kevin Ndokën dhe Vinçens Tukun.

 “Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 6 shtetasit që shoqëronin në lokal, shtetasin Amarildo Ndreca alias Amarildo  Kola , konkretisht për shtetasin P. J., 28 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe për shtetasit M. Ll., 50 vjeç, A. Gj., 23 vjeç, B. Gj., 36 vjeç, A. N. alias A. K., 45 vjeç dhe N. B., 34 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet