Atletikë/ Zhvillohet maratona më e madhe në botë, 8.1 mln euro shkojnë për kërkime mjekësore

Atletikë/ Zhvillohet maratona më e madhe në botë, 8.1 mln euro shkojnë për kërkime mjekësore

Vrapuesit në Vjenë, Austri

"Vrapo për Jetën", maratona me pjesëmarrjen më të madhe në botë zhvilloi edicionin e 11-të dhe më 5 maj u vendos një rekord i ri me 265.818 persona që vrapuan.

Nga zhvillimi i këtij eventi u mblodhën 8.1 milionë euro, shumë kjo e cila do shkojë 100 përqind për kërkimet jetike të një kure për dëmtimin e palcës kurizore.

Vrapuesit u nisën nga 346 pikat në të gjithë botën dhe nëpërmjet aplikacionit "Vrapo për Jetën" starti u bë në të njëjtën kohë. Pjesëmarrësit ishin nga 169 vende të ndryshme të botës. Nuk kishte rëndësi nëse ata ishin atletë profesionistë, amatorë apo edhe persona me aftësi të kufizuara.

Pjesëmarrësit përshkruan një distancë mesatare prej 11.5 km, ku Tomoya Watanabe nga Japonia vendosi një rekord të ri të duke përshkruar 70.09 km. Ndërkaq, Dominika Stelmach nga Polonia vrapoi 55.02 km duke marrë kështu titullin për femra.

Vrapuesit në Munich

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'