Audiopërgjimi me Biankun, Denar Biba ironi me Bashën, i kujton orët e gjata vetëm për vetëm me Ramën

Audiopërgjimi me Biankun, Denar Biba ironi me Bashën, i kujton orët e gjata vetëm për vetëm me Ramën

Nënkryetari i KQZ, Denar Biba dhe gjyqtari shqiptar i Strasburgut, Ledi Bianku

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i është rikthyer sërish sot çështjes së audiopërgjimit, ku ai dëgjohet duke bërë një bisedë me gjyqtarin e Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Biba sqaron atë që ai quan qasje mes shtetarëve si dhe diletantizmin e politikës.

Biba i kujton Bashës, në përgjigje të akuzave, takimin me Ramën dhe paktin përpara zgjedhjeve të 2017.

“Z.Basha, përpara se të shprehej për takimin tim me z.Bianku, do të bënte mirë të kishte sjellë ndër mend orët e gjata të kaluara vetëm për vetëm me z.Rama në mesnatën e 17-18 majit 2017, si edhe etiketimet e gjithfarëllojshme që i mveshën kësaj bisede keqdashësit e tij politikë”, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i Denar Bibës:

“Qasjet” mes shtetarëve dhe diletantizmi i politikës.

Kur e lexova për herë të parë shkrimin e portalit Exit.al në lidhje me audio-përgjimin mes meje e gjyqtarit të Gjykatës së Strasburgut, z.Ledi Bianku, fillimisht nuk më bëri ndonjë përshtypje kushedi dhe, tani mbrapa, më vjen mire për këtë. Të dëgjuarit e zërit tënd përmes një linku, ashtu, publikisht, nuk ishte ndjesi e këndshme, por kjo vetëm nga këndveshtrimi i cënimit të privatësisë, për më tepër në zemër të gjykatës që mbron të drejtat e njeriut. Transkriptimi i bisedës, nga ana tjetër, më la indiferent, pasi nga teksti i publikuar nuk arrije dot të kuptoje gjë.

Por, ndërsa minutat kalonin, telefonatat e miqve gazetarë shtoheshin dhe, më pas, lajmi se kryetari i opozitës do të dilte në konferencë për shtyp posaçërisht për këtë çështje e do ta etiketonte atë si “shantazh” të qeverisë Rama ndaj Strasburgut(!) më dha shqetësim.

I mësuar me lojrat politike prej vitesh tashmë, më duhet të vërej se ishte një shqetësim ndryshe. Ishte i përzierë me habi. A mos vallë e kishin keqinformuar z.Basha? Une e kujtoja (lajme se jo saktë) bisedën dhe isha i bindur se nuk kishte asgjë në të gjithë atë (se në tekstin e publikuar jo e jo) që të meritonte vëmendjen e kujdoqoftë, aq më pak të shndërrohej në debat publik me akuza e kundërakuza. Jam i vetëdijshëm për etjen që ka opozita për skandale qeveritare, por sërish, nga pozita e atij që dinte të vërtetën, nuk arrija dot ta vendosja tekstin e publikuar në kornizën e një skandali. Dje lexova një shkrim nga Prec Zogaj te “Panorama”, dhe me erdhi mirë që edhe brenda kampit opozitar ka njerez që e mendojnë si unë (http://ëëë.panorama.com.al/analiza-klasifikimi-i-bombave-p…/).

Sidoqoftë, për tjetër gjë u ula të shkruaj.

Së pari, por jo nga rëndësia, dua të vërej për lexuesin “babalizimin që iu bë një bisede mes dy miqsh, ndonëse në një pjesë të saj u fol edhe për interesa shtetërore. Përgjimi e degradon një bisedë, i humb asaj sinqeritetin dhe e teatralizon. E zhbën qëllimin e vërtetë, duke qenë se qellimi i njërit prej bashkëbiseduesve nuk është me diskutimi, përballja e ideve apo zgjidhja e problemit të parashtruar, por ajo çfarë do kuptohet nga dëgjues të tretë më pas, kohe më pas. Edhe në hipotezën se të dy bashkëbiseduesit nuk janë në dijeni të përgjimit, sërish, fenomeni “babale” ka potencial të rrënojë një instrument, i cili është shumë i rëndësishëm, veçanërisht në nivele të larta të shoqërisë, aty ku diskutohen politika.

Historikisht, marrëveshje të mëdha, të cilat kanë vendosur deri edhe fate të një shoqërie e më gjerë, e kanë gjenezën e tyre te një bisedë mes vetëm 2-3 individësh. Në historinë e viteve të fundit – për të sjellë vetëm një nga disa raste, ishte pikërisht një bisede e tillë mes liderit të pozitës dhe atij të opozitës që mundësoi zhbllokimin e situatës politike në vend dhe i hapi rrugë zhvillimit të zgjedhjeve në 2017. Biseda të tilla ka pasur e do të ketë, gjithmonë. Duke i “babalizuar” ato, opozita nuk bën gjë tjetër veçse, me naivitet, i jep një dimension negativ, krejtësisht të panevojshëm, një instrumenti që më së shumti është ne favor të saj. 

Etiketime të tilla si “ndikim”, “shantazh” “sekser”, “korruptim” janë budallallëqe – nëse behen nga naiviteti, ose djallëzore – nëse bëhen me vetëdije. Z.Basha, përpara se të shprehej për takimin tim me z.Bianku, do të bente mire të kishte sjellë ndër mend orët e gjata të kaluara vetëm për vetëm me z.Rama në mesnatën e 17-18 majit 2017, si edhe etiketimet e gjithfarëllojshme që i mveshën kësaj bisede keqdashësit e tij politikë. Shumë herë më e parëndesishme ishte biseda ime me z.Bianku, nëse merr parasysh faktin se, si unë dhe ai, nuk kishim asnjë kapacitet vendimmarrës në lidhje me shtyrjen e kërkuar. Sikundër sqaroi së fundmi edhe Gjykata e Strasburgut, ajo ishte një procedurë që nuk mund të realizohej në block, por vetëm rast pas rasti. Mirë për mua nuk mendoi, por z.Basha kishte detyrim të mendonte për imazhin e gjyqtarit shqiptar në Strasburg dhe të parashikonte sesi do dilte ky imazh pas publikimit të një bisede krejt të parëndësishme për politikën.

Së dyti, dua të ndalem edhe te perceptimi i kësaj bisede dhe koncepti i “papërshtatshmërisë”. Kjo fjalë në fakt nuk të thote asgjë, është sa anemike aq edhe keqdrejtuese, duke qenë se është subjektive në  thelbin e vet. Nje ceshtje qe diskutohet eshte ose e drejte, ose e padrejte, ne kuptim te standarteve morale dhe/ose ligjore, qe e minimizojne subjektivitetin (ne pamundesi per ta zhdukur). Po jap nje shembull per ta konkretizuar idene. Media e famshme amerikane CNN, ne nje editorial te dates 4 Shtator (https://edition.cnn.com/…/a-sense-of-inevitabil…/index.html…) shpreh shqetesimin se nje jurisprudence e tere shumevjecare e Gjykates Supreme mund te ndryshoje nese Republikanet, te cilet kontrollojne Senatin dhe menaxhojne procesin e vetingut te kandidateve, ia dalin te zgjedhin te preferuarin e tyre, z.Brett Kavanaugh si gjyqtar te 9-te.

Sipas CNN, Gjykata Supreme, qe per momentin ka mbetur me 8 anetare, prej te cileve 4 te zgjedhur nga Demokratet – liberale dhe 4 nga Republikanet – konservatore, “qendron ne buze te humneres, me shume te drejta (ato qe lidhen me abortin dhe diskriminimin pozitiv – per te dhene si shembull vetem dy) qe varen nga nje vote e vetme”. Vota dhe qasja qe do adoptohet ne lidhje me to nga gjyqtari Kanavaugh.

Sepse kur behet fjale per te drejta e liri kushtetuese, e drejta i largohet konvencialitetit dhe i qaset filozofise. Natyrshem, nje individ qe s’ka edukimin profesional perkates mund te cuditet sesi thjesht nje gjyqtar i ri mund te ndryshoje kursin qe gjykata me e larte e SHBA ka mbajtur per disa dekada, por per studiuesin e te drejtes kushtetuese kjo eshte lehtesisht e kuptueshme, ndonese jo lehtesisht e pranueshme. Keshtu edhe ne biseden me z.Bianku, une dhe ai ndame qasje te ndryshme ne lidhje me kufizimin e te drejtave individuale.

Ne gjykimin tim, atehere dhe sot, shtyrja me disa muaj e detyrimit te Shtetit shqiptar per te paguar disa individe ish-pronare, ishte nje mase e nevojshme ne nje shoqeri demokratike dhe ne interes te publikut te gjere, nga taksat e te cilit do te vilej pagesa. Perkundrazi, ekzekutimi i menjehershem i detyrimit do i linte punonjesit e administrates publike dhe pensionistet pa paga e pensione. Kjo ishte dhe eshte qasja ime filozofike dhe motivimi im ne ate bisede. “Babalizimi” i tekstit dhe kontekstit me tej eshte nje histori naivesh qe ju tashme e dini. Shume zhurme per asgje, vertet, por qe ekspozoi nje diletantizem te frikshem nga nje pjese e politikes shqiptare.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bxjzjzsn: 05/09/2018 11:27

    "veçanërisht në nivele të larta të shoqërisë, aty ku diskutohen politika." "qasja ime filozofike dhe motivimi im ne ate bisede" Hajde megalomani hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit