Aurela Gaçe:Edhe sikur të sillja në
 jetë,10 vajza do isha njeriu më i lumtu

 Aurela Gaçe:Edhe sikur të sillja në<br /> jetë,10 vajza do isha njeriu më i lumtu
 Aurela Gaçe është në javën e 32-të shtatzënisë, ndërsa në rrjetet sociale  ka publikuar një fotografi të trupit të saj. Ajo është në pritje të ëmbël të një vajze. 

Së fundi këngëtarja ka ndarë një foto mjaft të ëmbël në rrjete sociale ku tregon barkun e saj  të rrumbullakët, gjithashtu Aurela përmes mbishkrimit në këtë foto thotë se është ndeshur me një nga paragjykimet më të mëdha shqiptare, mund të themi: Djalë a vajzë? Kjo është çështja.

Postimi i Plotë 
Djale a vajze? Kjo eshte ceshtja.

# 32 jave# Ajo zemra e vogel qe ne javet e para I degjojme vetem rrahjet, vjen e rritet e formohet ne menyren me te bukur e me te mahnitshme te mundshme bashke me te gjitha organet e tjera, me gjymtyret e vogla qe levizin e lumturojne nenen ne cdo moment qe i ndjen ...Zot , kjo eshte ndjesia me e bukur e lutem per cdo grua e cdo cift te kete mundesine e te qenurit prind. 

Cdo jete qe vjen ne jete , eshte mrekulli.  Nuk i kuptoj dot ata njerez qe duan edhe perzgjedhje ne gjini, ata qe me pyesin se cfare pres e thartojne turinjte kur marrin vesh qe brenda meje rritet nje vajze. A thua do ta rrisin ata??

A thua do ta kene ata "barren" per ta edukuar sic duhet qe te perballoje jeten?  Une vajze Linda e nuk me ka penguar asgje te beja realitet gjithcka doja per veten time. 
Mund ta kisha me te lehte ne nje shoqeri si e jona nese do te isha djale?? Se besoj. 

Shume mundesi do te kishte te beja karriere si "I forti I lagjes "? Ose mundet perseri ne skene te beja dicka ....por Zoti nuk Ben gabime.. dhe Ai zgjodhi te isha keshtu. Mund te jesh djale e ti sjellesh probleme familjes e po ashtu te jesh vajze e te behesh Krahu me I forte I familjes tende. Ose anasjelltas. 
Cdo jete qe vjen ne jete eshte MREKULLI. ESHTE BEKIM. ESHTE PASURI.

Kur mendoj sa cifte ka qe nuk arrijne dot ti gezohen lajmit me te rendesishem ne jete se nje zemer e vogel ka nisur te rrahe , Kur mendoj se sa vajza e enderrojne momentin kur trupi I tyre te shnderrohet ne shtepine e nje embrioni, aty ku do te marre forme , ku do te zhvillohet dita dites, aty ku merr gjakun, frymen, ushqimin nga ajo qe do ta therrase Mami....atehere them Zot faleminderit per kete mundesi. 

Secili punon e ka nje profesion. Secili ka pasione e endrra... Mund te arrish shume ne jete . Mund te kesh kaq shume suksese.....por asgje asgje nuk mund te krahasohet me kete Ndjesi. 

Une do ta perserisja prape e prape gjithcka , edhe pse ka raste mezi eci, edhe pse vjen nje moment e ti nuk fle dot, edhe pse Gishtat e tu marrin formen e salciceve, kemba nga 36 shkon nr 38 dhe dhimbjet s'te ndahen....edhe pse fytyra jote fillon ti perngjaje panines...., edhe kur mjeku te urdheron te qendrosh ne shtrat per muaj te tere, edhe kur ti ke kriza te tmerrshme urthi e duket sikur nje llave e nxehte vjen nga stomaku e pret te shpertheje...

Edhe sikur te sillja ne jete 10 vajza do te isha njeriu me I lumtur, sepse do te sillja ne jete , Jete tjeter...
Do te thosha vetem ZOT FALEMINDERIT

aurela

Redaksia Online 
M.Ç/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima