Avokati për Report Tv: Habilaj
u takua me xhaxhain në burg

Avokati për Report Tv: Habilaj<br />u takua me xhaxhain në burg<br>
Flet ekskluzivisht për Report TV, Biagio Maurizio Catalano avokati italian i Moisi Habilajt. Avokati Catalano tregon se Moisi Habilaj është takuar në burg me xhaxhain e tij, ndërsa thekson se është i qetë dhe pretendon pafajësinë.

Habilaj doli sot para tre gjyqtarëve Iarato, Benanti dhe Catena të Gjykatës së Catanias, ndërsa Prokuroria bëri publike detaje nga dosja hetimore ku nënvizohet se grupi Habilaj ka trafikuar nga Shqipëria në drejtim të Italisë lëndë narkotike në vlerën e 20 milionë euro.

Intervista e plotë për Report Tv e avokatit të Moisi Habiaj
Cfarë ndodhi sot në gjykatën e Lirisë, ku Habilaj ka kërkuar rishikimin e masës së arrestit dhe kur pritet vendimi?
Unë kam kërkuar anulimin e urdhër-arrestit, ndërsa prokurori ka kërkuar konfirmimin. Vendimi do të merret brenda datës 3 nëntor.

E keni lexuar të gjithë dosjen për Moisi Habilajn?
Hetimi është bërë shumë mirë dhe ka qenë shumë kompleks. Ne sensin që është kuruar me detaje nga hetuesit italiane. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Por fakti që janë bërë edhe disa sekuestrime të lëndëve narkotike nuk përbën provë për ekzistencën e një grupi kriminal të strukturuar.

Ju e keni mbrojtur here te tjera Moisi Habilan në procese të tjera, apo ky ishte kontakti juaj i parë me të?
Absolutisht po, kjo është hera e parë që e kam takuar.

Në dosje a ka dalë emri i ndonjë politikani të përfshirë me grupin e Habilajve?
Unë e kuptoj që kjo është pjesa qe përbën interes në këto hetime, por unë e mora vesh nga ju si media. Por përsa me përket mua dhe verifikimeve që kam bere deri tani në dosje, duhet të them që për këtë lajm të bujshëm nuk kam gjetur asnjë element.

Përveç përgjimeve, ka ndonjë prove tjetër, për shembull ndonjë të penduar në këto hetime?
Me sa di unë, deri sot jo.

A ka përgjime të tjera përveç atyre që janë përmendur në 416 faqet urdhër-arrestit?
Ka pafund. Dosja është shumë voluminoze dhe nga pikëpamje dixhitale janë shumë giga.

Tashmë Moisi Habilaj ndodhet në burg, në kushte izolimi?
Ne burg kur akuzat janë për krime të renda, ata vendosen sesione të vecanta të burgut, por jo në izolim. Me pas nuk e dimë se cfarë do të vendosë gjykata, por për momentin Moisiu ndodhet në një seksion të burgut, te rezervuar për trafikantet e drogës. Këto lloj veprash penale janë shumë të shpeshta në Itali, rëndësinë e cështjes po ma jepni ju të mediave, por është një vepër që ka lidhje me drogën, për të tjerat nuk di asgjë.

Patët mundësi ta takonit Habilajn dhe gjatë marrjes në pyetje pas arrestit, cila është gjendja e tij, është i shqetësuar?
Është i qetë dhe ka besim në mundësinë për t’u mbrojtur. Tani për tani ai vete nuk e di cfarë përmban dosja, dhe ka qetësinë për të pritur se ku bazohet ne detaje akuza dhe me pas për të vendosur strategjinë e mbrojtjes.

A ka takuar ndonjë nga familjaret e tij te ardhur nga Shqipëria, deri sot?
Nga ajo qe di unë, ndoshta një xhaxha, por nuk është një gjë që varet nga unë. Unë jam avokati, takoj klientin dhe me pas përgatis mbrojtjen.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje

Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje